Kreu i ri i ILD-së, deputetët socialistë votojnë vëllain e koleges së tyre

Hënë, 20 Janar 2020 18:26

Ish-Avokati i Shtetit, Artur Metani është zgjedhur kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Metani, që është edhe vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni ka marrë 98 vota PRO dhe vetëm 8 Kundër.

 

Në listën që KED i ka dërguar Kuvendit, Metani ishte renditur i parë në garën për drejtimin e institucionit që pritet të hetojë veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 
 

Ndërsa kandidatët ishin; Sokol Stojani, Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

 

Opozita ka akuzuar më herët kryeministrin Edi Rama se po kap Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, në një deklaratë për mediat, deklaroi se kandidati Artur Metani që u kualifikua nga KED nuk mund të zgjidhet Inspektor i Lartë i drejtësisë.

Sipas tij në 10 vitet e fundit Metani ka mbajtur post politik ndaj vendimi i KED-së është në shkelje kushtetuese.

Përzgjedhja e Metanit u shoqërua nga një tjetër skandal. Ai mori vlerësimin më të lartë nga anëtarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Fatjona Memçaj, e cila e katapultoi në vendin e parë të listës, duke i thënë avantazhin ndaj rivalit kryesor, Sokol Stojani.

Votimi i Memçajt ka ngritur dyshime mes komunitetit të juristëve- për shkak të cilësive profesionale dhe morale të zotit Metani, por më shumë për faktin se ky i fundit është epror i bashkëshortit të zonjës Memçaj në Avokaturën e Shtetit, i zgjedhur në këtë institucion pas emërimit të Metanit si Avokat i Shtetit, raporton BIRN.

E kontaktuar nga BIRN, zonja Memçaj deklaroi se ligji nuk e lejonte të komentonte mbi procedurën e pikëzimit të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 9-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ai nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Renditja në krye e Metanit u pasua gjithashtu polemika për shkak të pozicionit të tij si këshilltar juridik në Presidencë përgjatë viteve 2002-2012 –një pozicion që konsiderohet politik dhe sipas disa prej anëtarëve të Këshillit, i ndalon kandidatët për t’u zgjedhur në institucionet e reja të drejtësisë.

Kandidatura e Metanit nxiti edhe akuza nga Partia Demokratike, e cila e cilësoi atë anti-kushtetuese si përpjekje të kryeministrit Rama për të kapur drejtësinë.

Artur Metani duke pritur votimin në Parlament:

Image

ÇFARË ËSHTË INSPEKTORIATI I LARTË I DREJTËSISË?

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, sipas procedurës së përcaktuar me ligj. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës edhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, për një periudhë 9-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje, nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me integritet të lartë moral dhe profesional. Ai nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet nga lista e pesë kandidatëve të përzgjedhur dhe renditur mbi bazën e meritave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas një procedure transparente dhe publike. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestave për asnjë prej kandidatëve brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës, kandidati i renditur i pari shpallet i emëruar.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë gëzon statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...