Gjykata Europiane dënon Shqipërinë: Trajtim jo njerzor, ai që plagosi mjekun do marrë 15 000 euro

Tuesday, 21 Janar 2020 12:53

Sulmi me thikë ndaj mjekut të njohur Ali Refatllari në vitin 2008 bëri bujë në opinionin publik jo vetëm për shkak të krimit, por se autor ishte një person tepër problematik që kishte kryer vepra të ngjashme edhe më parë.

Arben Strazimiri qëlloi me thikë mjekun për t’u hakmarrë për vdekjen e të afërmit të tij gjatë një operacioni te kryer nga mjeku Refatllari.

Ai u kap vetëm pak metra nga vendi ku qëlloi mjekun dhe pikërisht këtu fillon kalvari i gjyqeve që sëfundmi kanë përfshirë edhe vetë shtetin shqiptar

Madje edhe pse kreu një krim dhe u dënua për të, Shqipëria duhet t’i paguajë Arben Strazimirit plot 15 mijë euro në formë dëmshpërblimi për trajtim jonjerëzor në burg.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Straburgut sëfundmi dhe është zbardhur ditën e sotme ku i kërkohet shtetit shqiptar të dëmshpërblejë Strazimirin për shkak se dënimin për krimin ndaj Refatllarit ai e kreu në një burg dhe jo në një spital psikatrik siç kishte kërkuar.

Historia nis gjatë gjyqit ndaj Strazimirit, ku ai kërkoi që të trajtohej në një spital psikatrik duke pretenduar se kishte probleme psiqike. Por, gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë duke vendosur që dënimin ta kryejë në një burg normal.

Pas këtij vendimi, Strazimiri e ka çuar çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut duke fituar atje kundër shtetit shqiptar.

Pas bërjes së verifikimeve, gjykata ka konstatuar se Shqipëria nuk ka institucione të posaçme ku mund të vuajnë dënimin persona me probleme psiqike.

Dërgimi i tyre në burg sipas gjykatës është një shkelje e të drejtave të njeriut, ç’ka bëri që ta dënojë Shqipërinë me 15 000 euro, të cilat duhet t’i paguhen pikërisht Arben Strazimirit.

gjykata europiane 2.jpggjykata europiane 1.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...