Tërmeti tragjik/ Prokurorët italianë inspektojnë edhe dosjet e ndërtimeve në Durrës

E mërkurë, 22 Janar 2020 11:25

Pas Tiranës, prokurorët italianë që po ndihmojnë hetimet për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit janë ndalur në Durrës. Për rreth 6 orë ata kanë studiuar dosjet e ndërtimeve, ku pati viktima dhe kanë dhënë orientime për hetimet e mëtejshme.

Për rreth 6 orë, ekspertët italianë kanë studiuar dosjet hetimore të ndërtimeve që shënuan 24 viktima pas tërmetit të 26 nëntorit në qytetin e Durrësit.

Me grupin e prokurorëve të qytetit bregedetar ata kanë shkëmbyer mendime mbi situatën ligjore dhe metodat që po ndiqet apo duhen ndjekur në vijim.

Në këtë pikë, prokurorët italianë kanë dhënë eksperiencën e tyre në hetimin e pasojave të tërmetit të L'Aquilas.

Burimet brenda prokurorisë, thanë se ekspertët italianë miratuar hapat e ndjekur deri tani, duke e cilësuar hetimin në rrugë të mbarë.

Puna është përqëndruar tek 6 ndërtimet që shkakttuan viktima por paralelisht hetohet për të paktën edhe 200 objekte të tjera që shkaktuan qindra të plagosur dhe lanë pas dëme të mëdha materiale.

Në funksion të zbardhjes të përgjegjësive, prokuroria e Durrësit ka sekuestuar dosjet me lejet e ndërtimit, raportet e institutit sizmiologjik, dokumentacionin e kolaudimit, dhe raportet për cilësinë e betonit dhe hekurit.

Disa ditë pas tërmetit, prokuroria e Durrësit preu 19 urdhër arreste, por vetëm 8 prej tyre përfunduan në pranga, disa nga të cilët tashmë janë në gjendje të lirë.

Në vijim, dy prokurorët Fabio Picuti dhe Michele Renzo, 2 oficerët e policisë gjyqësore dhe inxhinieri italiaan i ndërtimit do të njihen edhe me hetimin për ndërtimet në Krujë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...