Ra në dashuri me prostitutën shqiptare, biznesmeni rrezikon burgun

E mërkurë, 22 Janar 2020 18:48

Një 62-vjeçar nga Belgjika pritet të përgjigjet përpara gjykatës mbi akuzat për trafik dhe shfrytëzim prostitutash.

Gjithçka nisi në vitin 2015, kur ai u njoh me prostitutën shqiptare E.R., 37 vjeç. Edhe pse ishte fillimisht klienti i saj, belgu M.B. ra në dashuri me shqiptaren.

Kur shqiptarja krijoi biznesin e saj, ai vendosi të investojë te biznesi i të dashurës. Ai jo vetëm kishte dy lokale, por edhe shfrytëzonte prostituta në një shtëpi dhe një apartament. Mendohet se së paku 95 prostituta u punësuan në bizneset e tyre.

 
 

Prokuroria thotë se shqiptarja dhe i dashuri belg edhe kanë falsifikuar të dhënat për pagat e punonjëseve të tyre. Të dy rrezikojnë nga dy vite në burg dhe gjobë prej 570 mijë eurosh secili.

 

Të dy e kanë shpallur veten të pafajshëm.

“Klienti im ishte një biznesmen i suksesshëm, por përfundoi në rrugë pasi u nda nga gruaja,” tha avokati i belgut. “Ai u nda pasi ishte diagnostikuar me Parkinson. Klienti im nisi të kërkonte dashurinë aty ku është më e lehtë për ta gjetur: te prostitutat. Ajo i kërkoi për investime dhe ai e bëri. Megjithatë ai kurrë nuk përfitoi dhe as nuk luajti një rol aktiv”.

Edhe avokatja e shqiptares tha se ajo nuk ka bërë trafik njerëzor. “Klientja ime vetëm sa i ndihmonte”, tha ajo.

Vendimi merret më 26 shkurt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...