Shqiptarët kapen me 13 kg kokainë e heroinë dhe 120 mijë euro 'në xhep'

E Enjte, 23 Janar 2020 12:35

Dy shqiptarë janë prangosur nga karabinierët në Noicattaro, rajoni i Puglias, bashkë me një italian e një rumun, pasi iu është kapur një sasi e madhe droge dhe parash të ardhura nga shitja e saj.

Operacioni nisi kur karabinierët përgjuan e ndoqën një person të dyshimtë natën e kaluar, deri sa e kapën në flagrancë duke bërë pazar droge me një shqiptar.

 Italiani 23-vjeçar u kap teksa mori një zarf me 45 mijë euro nga një shqiptar, 33 vjeç, në këmbim të 55 pakove hashash, me peshë 5 kile, një pako kokainë me peshë 1.1 kile, dhe 10 pako heroinë, me peshë mbi 5 kile

Pas ndalimit të të dyve dhe sekuestrimit të parave dhe drogës, karabinierët ushtruan kontroll në banesën e shqiptarit, që është rezident i asaj zone. Atje gjendej një tjetër shqiptar, 20 vjeç, dhe një 44-vjeçar rumun.

Kontrolli zbuloi një qese me marijuanë, me peshë 559 gramë, 10 pako hashash, rreth 1 kile, 48 gramë kokainë dhe 332 gramë heroinë. Veç këtyre, edhe një pistoletë me municion si dhe 75 mijë euro të ardhura nga tregtia e drogës.

Katër personat u prangosën dhe u dërguan në burgun e Barit në pritje të procesit me akuzën për zotërim e trafik droge.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...