Aksident në Durrës, ‘Ford-i’ përplas këmbësorin, arrestohet shoferi

Premte, 24 Janar 2020 10:15

Një aksident ka ndodhur në aksin Ura e Gjolës- Ishëm ku një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur një këmbësor,

Policia njofton se automjeti i drejtuar nga 45- vjeçari L.V, ka plagosur pikërisht këmbësorin R.D, 52 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

L.V, u arrestua ndërsa po një tjetër ka rënë në prangat e Policisë, A.I, 42 vjeç pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

L.V., 45 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

Ky shtetas, më datë 23.01.2020, në segmentin rrugor Ura e Gjolës-Ishëm, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin R. D., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

A.I., 42 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Suzuki” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...