Trajleri del nga rruga në Librazhd, shpëton shoferi

Saturday, 25 Janar 2020 21:42

Një aksident është rregjistruar në orën 19.30 në aksin Librazhd-Prrenjas. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur  në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”. Automjeti i tonazhit të rëndë i llojit trajler me targë AA552RS me drejtues Gëzim Hykën ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalē jashtë rruge. Nuk ka patur pasoja të rënda edhe pse në rrugë ka patur qarkullim të automjeteve të tjera.

Rruga aktualisht është e qarkullueshme në një kah. Ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit , nga ana tjetër po punohet edhe për nxjerrjen e trajlerit nga vendi ku përfundoi pasi ka dalë nga rruga. Paraprakisht dyshohet se humbja e drejtimit të trajlerit mund të ketë ardhur nga mbizotërimi i motit të keq i shoqëruar me mjegull e stuhi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Modelja pranon lidhjen me Robert Berishën: Të dua përgjithmonë (FOTO)

Lifestyle

Modelja pranon lidhjen me Robert Berishën: Të dua përgjithmonë (FOTO)

Fill pas ndarjes nga Nora, Robert Berisha u përfol në media për një lidhje me një modele nga Kosova. Lajmet i përforcuan edhe më më shumë disa foto të shkrepura...

Biznesi i Riciklimit në Shqipëri

Aktualitet

Biznesi i Riciklimit në Shqipëri

Projekti SWAN, platforma dixhitale për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, financuar nga Bashkimi Europian dhe vendet pjesëmarrse të rajonit  si synim kryesore të tij ka përmirësimin e menaxhimit mbetjeve, dhe...

Kërkoi dorëheqjen e Shahinit dhe llogari për AMA-n, ‘ndëshkohet’ kryetarja e komisionit të mediave

Politikë

Kërkoi dorëheqjen e Shahinit dhe llogari për AMA-n, ‘ndëshkohet’ kryetarja e komisionit të mediave

Opozita parlamentare duket se nuk po gjen rehat edhe pse nuk ka mbajtur ndonjë peshë të madhe në skenën politike shqiptare. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se grupi parlamentar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!