Sa të lidhur janë shqiptarët me internetin/ Europianët e përdorin për të marrë e-mail-e, kurse ne…

Tuesday, 28 Janar 2020 09:04

Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit (të paktën në tre muajt e fundit). Sipas Eurostat, në Bashkimin Europian përdorimi i internetit nga e njëjta grupmoshë përllogaritet të jetë 87%, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë. 

internetSipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në anketën e përdorimit të teknologjisë së informacionit,  aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”  që janë pyetur kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet (për 50,2 % të përdoruesve të internetit), marrjen ose dërgimin e e-mail-eve (32,5 %) dhe për të parë filma në internet (live ose të ruajtura online 38,2 %).

Në ndryshim, pjesa më e madhe e europianëve (75%) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar e-mail-e, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit. Gjithashtu pjesa më e madhe e europianëve kanë deklaruar se e  përdorën internetin për të veprime e lehtësira bankare (58%), për të marrë pjesë në rrjetet sociale (57%), për të kërkuar informacion shëndetësor (55%), për të dëgjuar muzikë (53%) dhe telefonikë ose thirrje video. (52%).

Ku përdoret më shumë interneti në Europë, Shqipëria lë pas vetëm Bullgarinë

Interneti gjen një përdorim të gjerë në vendet e Bashkimit Europian, por rekordi në 2019-n është shënuar në Islandë, ku thuajse 100% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer pyetësori.

Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka me përkatësisht 97% të anketuarve që kanë deklaruar se janë përdorues, ndjekur nga Norvegjia dhe Suedia me 98%.

Janë vlerësuar me 90% të përdoruesve të anketuarit në vende e Europës Perëndimore si: Spanja, Gjermania, Finlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Luksemburgu.

Nga ana tjetër, përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Europës Lindore, ku rekordi më i ulët është regjistruar në Bullgari, ku vetëm 68% e të anketuarve në moshën 16-75 vjeç kishin përdorur internetin në 3 muajt e fundit qe janë pyetur. Më pas renditet Shqipëria me 68.6% të përdoruesve, Rumania me 74%.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia përdorimi i internetit ishte përkatësisht 76% në të dyja vendet. Monitor

Capture-71

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...