Ismail Kadare feston sot 84-vjetorin, gjeniu i letrave shqipe ripropozohet për çmimin “Nobel”

Tuesday, 28 Janar 2020 10:29

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Kadare ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936 dhe është një ndër shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë. Ai është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërsa edhe në këtë përvjetor Akademia e Shkencave e ka ripropozuar për këtë çmim.

Me letërsi nisi të merrej që kur ishte i ri, ndërsa veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Ai është i martuar me shkrimtaren Helena Kadare, ndërsa ndanë jetën mes Francës dhe Shqipërisë.

Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa më pas zhvendoset drejt Tiranës për të filluar studimet universitare. Më 1958, mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, ku diplomohet për Mësuesi. Më pas, studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” nga viti 1958 në vitin 1960.

Detyrohet t’i braktisë studimet, për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les lettres albanaises.

 

Më 1990, Kadare u largua nga Shqipëria për në Paris. Ndër veprat më të njohura të Ismail Kadaresë janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”, “Piramida”, “Pallati i ëndrrave”, “Kevin Rista”.

Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, shkrimtari u nderua me çmimin ndërkombëtar “Nonino”, në edicionin e 43-të, çmim ky që u ndahet personazheve të mëdhenj të kulturës.

Modifikuar më Tuesday, 28 Janar 2020 10:37

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BSH:Gjatë pandemisë Shqipëria humbi 17 mijë vende pune Shqipëria ka humbur rreth 17 vende punë si pasojë e pandemisë.

Aktualitet

BSH:Gjatë pandemisë Shqipëria humbi 17 mijë vende pune Shqipëria ka humbur rreth 17 vende punë si pasojë e pandemisë.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ditën e sotme (1 korrik 2020). Sejko shtoi se në tremujorin e parë ekonomia është tkurrur...

Zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB,Yuri Kim mesazh Besiana Kadaresë:Urime për zgjedhjen e Shqipërisë në pozicionin e rëndësishëm

Politikë

Zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB,Yuri Kim mesazh Besiana Kadaresë:Urime për zgjedhjen e Shqipërisë në pozicionin e rëndësishëm

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar zv.presidenten e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Besiana Kadarenë për postin e ri. Kim thotë uron Kadarenë për zgjedhjen e Shqipërisë në pozicionin e rëndësishëm...

Protestat tek Unaza e Re,nis gjyqi për ish-deputetin Klevis Balliu

Politikë

Protestat tek Unaza e Re,nis gjyqi për ish-deputetin Klevis Balliu

  Ish- deputeti i PD, Klevis Balliu do të jetë sot në gjyq pas shtyrjes së seancës së parë para pandemisë. Pas mbylljes së hetimeve, Prokuroria vendosi ta dërgojë në gjyq Klevis...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!