Ngjarjet e rënda kriminale në vend/ Ish-drejtuesi i Policisë: Sfidim total i shtetit

Tuesday, 28 Janar 2020 16:15

I ftuar në Syri TV, ish drejtuesi i Policisë së Shtetit Ismail Elezi ka komentuar situtën e rëndë me krimin në vend.

Duke u nisur nga ngjarja makabre sot në Korçë, Elezi u shpreh se këtu nuk bëhet më fjalë për forcë ligji apo prezencë policie.

“Vrasje që të le pa fjalë. Vrasje me metoda çnjerëzore. Të godasësh në vitin 2020 me mjete të forta, siç është sëpata, lajm më i rëndë nuk di të them. Ajo që të bën përshtypje, qytetari ose autori, me kurajo, me guxim, merr mjetin prerës dhe e godet në mes të qytetit. Më ka lënë pa fjalë. Nuk do t’ia dijë as për ligj e as për polici, por bën atë që ka në mendje ai. Ku bëhet më fjalë për forcë ligji këtu? Vetëm forcë ligji nuk ka”, u shpreh ish drejtuesi i Policisë së Shtetit.

Sa i përket ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në këtë fillimviti, Elezi deklaroi se të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët: sfidim i shtetit.

“Para 5 ditësh, në Allias, grabiten dhe plagosen dy bashkëshortë. Futet elementi kriminal dhe godet. Një natë më parë, futet kunati dhe vret kunatën në banesë. Një ditë më parë, goditet tjetri në mes të zonës së banuar me pistoletë dhe i merret jeta. Më vonë, merret tjetri peng dhe niset drejt Durrësit dhe askush nuk e ndalon. Merret me dhunë në mes të qytetit. Ikën në Durrës ose Shijak. Rri në një resort dhe thuhet që iu ka ngelur në dorë. E kanë hedh, e kanë djeg trupin? Ata e dinë.

Të gjithë ngjarjet kanë një emërues të përbashkët, sfidim total i shtetit.Vetë koha, vetë ngjarjet, vetë dinamika po vërteton këto që po themi e po kërkojmë ne: të zbatohet ligji, të ketë rend dhe qytetari të jetë i sigurtë", vijoi Ismail Elezi.

A duhet të ketë dorëheqje?

"E kam thënë edhe herë të tjera. Ministria e Brendshme, jo pa dashje, është bërë pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit. Pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme. Para 7 apo 8 vitesh, MB ka bërë politikat por kurrë në asnjë rast, ministri i brendshëm nuk është futur në punët e Policisë së Shtetit", u shpreh Elezi.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...