Shkon në 132 numri i viktimave nga virusi vdjekjeprurës, ç’thotë eksperti kinez

E mërkurë, 29 Janar 2020 08:40

Rriten ndjeshem viktimat nga virusi vdejkeprures, nderkohe qe bota eshte ne alarm. Sipas BBC, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë bëri të ditur se nga virusi i ri kanë vdekur 132 njerëz derisa 5.974 raste janë konfirmuar si të infektuar.

Rreth 9,200 raste të dyshuara të sëmundjes së frymëmarrjes po monitorohen, tha autoriteti shëndetësor qeveritar, në një deklaratë më 29 janar.

Dhjetëra raste janë konfirmuar edhe jashtë territorit të Kinës, përfshirë në Evropë, Amerikën e Veriut dhe gjetkë në Azi.

Qindra shtetas të huaj janë evakuuar nga qyteti kinez Wuhan, qendra e shpërthimit të koronavirusit.

Australia planifikon të fuse ne karantine 600 qytetarët e saj të kthyer nga pushimet ne keto zona. Japonia, SH.B.A dhe BE gjithashtu po riatdhesojnë qytetarët e tyre.

Presidenti Xi Jinping e quajti virusin një “djall”, por tha që Kina do ta mposhte.

Një ekspert nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez (NHC) tha se mund të duhen edhe 10 ditë të tjera për të arritur kulmin.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani tejkalon atë të SARS-it, një tjetër sëmundje e organeve të frymëmarrjes që vrau më shumë se 600 njerëz në të gjithë botën më 2002-2003.

Simptomat e llojit të ri të koronavirusit përfshijnë ethe, kollë dhe pengesa në frymëmarrje.

Autoritetet kanë mbyllur qasjen në 17 qytete në provincën Hubei, ku besohet të jetë origjina e virusit.

Të huajt kanë filluar të largohen nga krahina e goditur nga virusi ku janë bllokuar më shumë se 50 milione njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka njohur shpërthimin e virusit si një emergjencë kombëtare, por ende nuk e ka shpallur atë si një emergjencë ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...