Me makinën e ‘maskuar’ si ambulancë, i riu nuk i bindet policisë. Efektivët i vihen nga pas dhe …

E mërkurë, 05 February 2020 11:56

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, koduar “Ambulanca” ka vene ne pranga nje te ri dhe ka shpallur ne kerkim nje tjeter.

Policia e Korces ben me dije se ka arrestuar shtetasin R. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt

Ky bashke me nje tjeter loguan mjetin si ambulancë për t’i shpëtuar kontrollit të policisë me qëllim transportimin e emigrantëve të paligjshëm, dhe kur policia i ka bere shenje te ndalonin ka shtuar shpejtesine, duke bere manovra te rrezikshme.

Gjatë operacionit 31-vjeçari tentoi t’i largohej policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre, por u kap dhe ndalua.

NJOFTIMI 

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll dhe Sektorin e Policisë Rrugore, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ambulanca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• R. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”).

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi:
• D. O., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se disa shtetas do të organizonin transportimin nga rrethi i Devollit në drejtim të Tiranës, të disa të huajve të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, strukturat e policisë të qarkut Korçë kanë organizuar shërbimet përgjatë aksit rrugor Devoll-Pogradec, me qëllim kapjen e tyre.

Shërbimet e Policisë, janë vënë në ndjekje të një mjeti tip “Volkswagen” (në pronësi të shtetasit D. O., të cilin e kishin loguar si ambulancë, me qëllim shmangien e kontrollit të policisë) me drejtues shtetasin R. Ll., brenda të cilit kishte dyshime se ndodheshin shtetasit e huaj.

Në afërsi të fshatit Vreshtas, Policia i ka bërë me shenjë shtetasit R. Ll., që të ndalonte por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pasagjerëve të tij si edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, ku më pas u neutralizua dhe ndalua në fshatin Petrushë, Pogradec.

Dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...