Gjykata lë në burg Vladimir Gjutën, avokati jep detaje: Paratë do i thyente për biznesin

E Enjte, 13 February 2020 11:47

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Vladimir Gjutën, i cili u arrestua më 10 shkurt me akuzën se tentoi të hynte në selinë e PS me armë.  Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke vendosur “arrest me burg” për Gjutën. Ai akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Ndërkohë avokati i tij deklaroi pas seancës se kërkesa e prokurorisë bazohej vetëm në faktin e sasisë së parave që kishte me vete. Sipas tij, klienti i ka pasur paratë për t’i thyer në Exchange dhe për t’i përdorur për biznesin e tij.

“Ka mbrojtur pasurinë e vet, kështu e ka menduar ai. Me paratë ai pretendoi se paratë janë të ligjshme dhe i ka siguruar nga biznesi në Angli së bashku me familjarët. I duheshin për të krijuar një biznes, tregti me mallra amerikane. prokuroria kërkoi arrest me burg vetëm për paratë e gjetura. Paratë do i thyente për biznesin e tij”, deklaroi avokati.

Më 10 shkurt Gjuta u ndalua nga Garda pranë selisë së PS, teksa kishte me vete një pistoletë të mbushur, një karikator me 22 fishekë, si dhe një shumë e madhe eurosh, paundësh dhe dollarësh amerikanë, ku dyshohet të kenë qenë mbi 100 mijë euro.

Gjuta ka bërë disa xhiro në trotuarin pranë selisë së PS, duke ngritur dyshime te punonjësit e Gardës, të vendosur në hyrje të selisë, pasi brenda sapo kishte nisur mbledhja e Kryesisë së PS e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë një ditë më pas, Policia e Tiranës nisi hetimin pasuror ndaj Gjutës. Policia tha se i kishte sekuestruar 40-vjeçarit mijëra euro, dollarë dhe lekë shqiptare, një mjet tip “Audi A8” të blinduar, si dhe arma e zjarrit, municione luftarake dhe një dorezë grushti metalike, që kishte me vete në momentin e arrestimit, para selisë së PS.

“Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash.
Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.
Po gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte ky shtetas.
Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur hetimi pasuror për shtetasin V. Gj.
Në përfundim të veprimeve, materialet iu referuan prokurorisë, për veprat penale ‘Armëmbajtja pa leje’, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'”, deklaronte policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...