VIDEO/ “Mafia shqiptare çan detin me makina plot drogë”, Berisha: Së shpejti fillon nga puna…

Tuesday, 18 February 2020 13:17

Nje dite pas lajmit se ne detin e Vlores ngecen tre makina fuoristrade, ish-kryeministri Sali Berisha reagon me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook.

Sipas Berishes, “mafia shqiptare e droges thyen rekorde dhe Çan detin me makina plot droge”.

“Mafia shqiptare e droges thyen rekorde. Çan detin me makina plot droge! Se shpejti fillon nga puna, flotilja e nendeteseve transoqeanike te droges!”- shkruan Berisha ne mesazhin e tij, qe i bashkengjit edhe foton me poshte.

NGJARJA

Dje, një nga automjetet ka tentuar të lëshojë në brendësi të detit skafin me një motor, i cili pas kontrolleve ka rezultuar me leje përkatëse.

Dhe ishte pikërisht futja e skafit të peshkimit në det që ka çuar në ngecjen e tri automjeteve tip fuoristradë. Në tentativë për të dalë nga deti, makina e parë e ka pasur të pamundur këtë, pasi ka ngecur dhe është prishur gjatë përpjekjeve për të dalë nga uji. Ajo është bllokuar dhe ka mbetur aty.

Më tej, pronari i mjetit është shprehur se ka kërkuar ndihmë nga të tjerë persona për ta nxjerrë nga aty makinën e tij. Aty ka mbërritur një tjetër automjet që ka tentuar tërheqjen e tij, por edhe ai ka ngecur edhe për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Pas këtij, në ujërat detare është futur një fouristradë tjetër, në ndihmë të dy të parave që kishin ngecur aty më herët. Por edhe fuoristrada e tretë ka ngecur në rërë në brendësi të detit, vetëm pak metra larg bregut

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...