Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

Tuesday, 18 February 2020 18:17

A.jpg

 

 

 

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

Projekti S.W.A.N, i financuar me fondet e Bashkimit Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse të Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Qipros, synon ti bashkangjitet iniciativave ekzistuese ricikluese, duke krijuar një platformë dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme, të prodhura dhe të përdorura nga industritë e ndryshme.  

Projekti synon krijimin e një ekosistemi inovativ për Ballkanin Mesdhetar, me akses të hapur për të gjitha palët e interesuara, i cili do të zhvillojë lokalisht dhe do të menaxhojë midis vendeve, zinxhirët e mbetjeve të ngurta. Kjo do të realizohet nëpërmjet platformave dixhitale që do të krijohen për secilin vend, të cilat do të hartëzojnë veçmas dhe do të përputhin në mënyrë kolektive, burimet e mbetjeve të ngurta (industritë prodhuese të mbetjeve plastike, qelqit etj), me përdoruesit e këtyre mbetjeve në rajon (industritë ricikluese). Këto industri do të përdorin ekosistemin dixhital SWAN për të shfrytëzuar mundësi të reja ricikluese, të cilat mund të mos jenë ekonomikisht të arritshme lokalisht, por mund të jenë të arritshme në aspektin rajonal. Shoqata ILIRIA, si partner i projektit SWAN, do të kontribuojë në plotësimin e hartës dixhitale, nëpërmjet mbledhjes së të dhënave në lidhje me Industritë Prodhuese dhe Ricikluese. Shumë shpejt kjo hartë do të bëhet e mundur për palët e interesuara, nëpërmjet faqes së internetit të projektit SWAN.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian      dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com

Modifikuar më Tuesday, 18 February 2020 18:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...