Ja ku rriten fëmijët tanë/ Mangësitë që gjeti KLSH në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës

E Enjte, 20 February 2020 15:05

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka botuar të plotë raportin mbi problematikat e konstatuara në kopshtet e çerdhet e Tiranës dhe të Vlorës, si dhe ka nxjerr rekomandimet për këto institucione.

Në raport ndër të tjera thuhet se kopshtet dhe cerdhet publike janë të mbipopulluara, dhe shërbimi i mjekut dhe psikologut është formal, pasi ata nuk paraqiten asnjëhere.

Auditimi i kryer nga KLSH ka nxjerrë edhe problematika në lidhje me ushqimet dhe fjetjen, ku ndër të tjera thuhet se në disa kopshte fëmijët flenë në krevate portativë dhe ka lagështirë. Fjetja në kushte të pa përshtatshme dhe dëmet në formimin fizik gjatë kësaj moshe janë të pariparueshme, thuhet në raport

Po kështu konstatohet se prindërit përballen me “kosto të fshehura” për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë si ujë, lodra, mjete didaktike, pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigoriferë, soba ngrohje apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme, etj.

Sa i përket ushqimit, KLSH ndër të tjera thotë se duke qenë se shumë ushqime nuk konsumohen nga fëmijët, dieta ushqimore duhet të ndryshojë, duke përfshirë edhe rastet e femijeve me intolerancë.

Sa i përket financave, KLSH kërkon që menjeherë Bashkia e Tiranes dhe ajo e Vlorës te marrin masa per ngritjen e nje mekanizmi të posacem per administrimin e kontributeve të prinderve.  /abcneës.al

vendimi i plote i KLSH: 01_vendimi_kopshtet (1)

*REKOMANDIME

ImageImage

*KOSTOT E FSHEHURA

Image

*VEPRIMTARIA E PSIKOLOGUT

Image

*KUSHTET E HIGJIENES

Image

*KONTROLLI I USHQIMEVE

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...