Emri/ Avokati shqiptar në hetim për trafik droge

Diel, 23 February 2020 09:53

Një operacion i Prokurorisë së Rumanisë në nëntor të 2019-ës ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike, njërit prej të cilëve i është gjetur me vete një licencë avokatie.

Me anë të një letërporosie, Prokuroria rumune i kërkon Prokurorisë së Tiranës të dhëna për Flordi Aliajn dhe shtetasin tjetër, Hiqmet Hoxha, të cilët janë nën hetim për trafikimin e 60 kilogramëve kanabis, që sipas hetimeve ishin blerë në Spanjë për t’u shitur në tregun vendës në Rumani, shkruan Panorama.

Aliajt, siç rezulton nga letërporosia, i është gjetur dhe një licencë avokatie dhënë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri dhe autoritetet rumune kërkojnë të dinë nëse është avokat në vendin tonë. Nga të dhënat që rezultojnë në QKB, shtetasi Flordi Aliaj ka pasur të regjistruar niptin për ushtrimin e avokatisë që në vitin 2007 dhe e ka pezulluar atë përkohësisht në vitin 2012.

Prokuroria e Tiranës aktualisht është duke verifikuar të dhënat që kërkohen nga autoritetet e drejtësisë rumune, në lidhje me këta dy shtetas.

Operacioni i autoriteteve rumune është zhvilluar gjatë tri ditëve në nëntor të 2019-ës, ku është bërë vëzhgimi ambiental dhe ndjekja e 4 personave, që sipas Prokurorisë rumune kanë organizuar trafikimin e lëndës narkotike. Dy shqiptarët kanë kontrolluar rrugën për kontrolle, ndërkohë që droga ishte fshehur në një kamion që drejtohej nga një shtetas grek.

“Midis datave 9 dhe 10 nëntor 2019, tre të pandehurit zhvilluan disa takime në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet dhe në një restorant afër autostradës A1. Për të siguruar suksesin e veprimtarisë kriminale, më 9 nëntor 2019, dy shtetas shqiptarë të moshës 39 dhe 41 vjeç kryen disa patrullime në autostradën A1 për të siguruar që ato nuk u gjurmuan për në vendin ku po lëvizte lënda. Ndërkohë, një shtetas tjetër grek i moshës 47 vjeç transportonte sasinë e kanabisit“, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë rumune.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...