Mjeku i njohur: Ja kush është mbrojtja më e mirë ndaj koronavirusit

Diel, 23 February 2020 10:41

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka ftuar qytetarët që të lajnë duart sa më shpesh si mbrojtja më e mirë ndaj viruseve, duke bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm.

“Kultura qytetare në sjelljen tonë në publik si dhe ndërgjegjësimi për higjienën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në parandalimin po ashtu edhe në kufizimin e rasteve me Covid-19. ‘Kushtojnë’ shumë-shumë pak por janë mjaft të efektshme”, shprehet mjeku i mirënjohur Tritan Kalo.

Mjeku i mirënjohur ka ftuar qytetarët që të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku duke i ftuar që të kuptojmë mesazhet që na vijnë nga specialistët e fushës së epidemiologjisë.
 

“Sensibilizimi në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB… Para rrezikut iminent, teorizimet e shumta në këtë drejtim janë të pabukta… Të kuptojmë qartë mesazhet që na vijnë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjekësore, e të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku, sikundër është mundësia e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri….. Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe …..Mendjekthjellët dhe vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do t’ia dalim!!!”, shprehet ai./atsh/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U akuzua për përdhunim/ Lihet i lirë shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

Aktualitet

U akuzua për përdhunim/ Lihet i lirë shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

Shefi i stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz, Izmir Duraku i arrestuar për përdhunim të një të miture jetime në 2015 e cila do denonconte një abuzim seksual është liruar. Në atë...

72 viktima në 24 orë/ Vijon trendi zbritës në Itali

Globi

72 viktima në 24 orë/ Vijon trendi zbritës në Itali

72 viktima nga koronavirusi jnë 24 orët e fundit. Këto janë të dhënat të publikuara pak më parë nga Mbrojtja Civile Italiane. Sa i përket rasteve të reja, sot u regjistruan edhe...

Reforma Zgjedhore/ Ish-deputetja: Rama nuk e do ndryshimin e sistemit, duhet një studim i thelluar

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ish-deputetja: Rama nuk e do ndryshimin e sistemit, duhet një studim i thelluar

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka e ftuar në Fax News foli ne lidhje me marrëveshjen për Refromën Zgjedhore, ku ndër të tjera foli edhe për ndryshimin e sistemit. Caka u shpreh...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!