Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.7, humbin jetën 8 persona

Diel, 23 February 2020 16:25

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 21 janë plagosur në provincën turke të Vanit për shkak të një tërmeti të fortë që tronditi zonën.

Tre prej viktimave janë fëmijë, ndërsa 1066 ndërtesa janë shembur. Autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.

Tërmeti me madhësi 5.7 goditi rajonin kufitar Turqi-Iran dhe pati një thellësi prej 5 km. Transmetuesi publik turk TRT World tha se tërmeti preku 43 fshatra në Turqi, e cila ka një histori të tërmeteve të fuqishëm.

TRT tha se ekipet e inspektimit të dëmit ishin dërguar në rajon. Kishte gjithashtu raportime për shembje të ndërtesave në qytetin turk të Vanit. Hashem Ahelbarra i Al Jazeera që raporton nga Hatay në jug të Turqisë tha se autoritetet po garojnë me kohën për të arritur tek njerëzit nën rrënoja.

Autoritetet thonë se janë të shqetësuar se shumë njerëz mund të bllokohen në rrënoja. Operacionet e shpëtimit janë duke vijuar. Dhjetëra fshatra malorë janë prekur. Zona është një nga zonat më aktive sizmike në botë”, tha ai.

Zyrtarët iranianë gjithashtu thanë që ekipet e urgjencës janë dërguar në zonat e prekura.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...