Në burg për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Redjan Rraja bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Tuesday, 25 February 2020 16:56

I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj, mikut të tij Aleksandër Laho dhe shoferit Andi Maloku Redjan Rraja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë “arrest me burg”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanweb” se duke qenë se në Gjykatën e Lartë është gjyqtar vetëm Ardian Dvorani, ky rekurs nuk mund të shqyrtohet.

Policia arrestoi shtetasin Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, që tronditi vendin disa kohë më parë, ku mbetën të plagosur prokurori, shoferi i tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon, i njohur edhe si i “Rrumi” i Sukthit.

Redjan Rraja është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Arrestimi i tij është bërë pas një aksioni të gjerë nga policia, FNSH dhe RENEA, të nisur që prej ditës së atentatit, dhe që u shtri në disa qytete të ndryshme, si Krujë, Fushë-Krujë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Ai u la në burg, pas dyshimeve si atentator.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...