“Laj gojën kur flet për rraqet e Teatrit”, Neritan Liçaj shpërthen ndaj Maznikut: I pafytyrë e tallava, po përpëliten. TK nuk shembet

E mërkurë, 26 February 2020 17:46

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nënkryetarit Arbër Mazniku e madje dhe qeverisë. Pak minuta pas një lidhje telefonike me këtë të fundit në News24, Liçaj e ka quajtur të pafytyrë duke i kërkuar të lajë gojën para se të flasë për rraqet e teatrit Kombëtar, raporton “BalkanWeb”.

Ai deklaroi i bindur se Teatri Kombëtar nuk do shembet.

“Jo nuk na shqetëson asgjë. Ok, është fitore shumë e madhe. E njoh që kalama Maznikun dhe të katandiset në këtë derexhe. Nuk tha asgjë, u përpëlit. Një gjë ia kërkoj atij palaços Maznikut të lajë gojën kur flasin për rraqet e TK. Ra e gjithë propaganda e ndyrë se teatri do bjerë. Të kenë kujdes se ata janë objekt procesi penal. Të kërkojë ndjesë ai i pari. Rraqe e plehra nuk është fyerje për ata që njerëz që kanë derdhur djersë? Rraqe e plehra ku ka luajtur Sandër Prosi, ku kanë derdhur djersë gjithë ata gjigandë, rraqe e plehra ai i pafytyrë”, tha Liçaj.

 

U ka ngelur sharra në gozhdë, i dinë ata pazaret e tyre. Këta zotërinj shkelën kushtetutën në 6 nene për atë ligj për TK. Këta kanë bërë të pabërë me TK dhe ju më thoni mua të mos i fyej?! Kemi dy vjet në rrugë dhe ai thotë rraqe e plehra. Ka punuar ajka e aktorëve dhe regjisorëve shqiptarë.
Kryeministri tha 30 mln janë shumë për buxhetin e shtetit, ndërkohë që për 2 vjet qeveria kishte harxhuar 260 mln për makina, udhëtime. Nga do i gjejë tani që s’ka para dhe pas tërmetit. Kush i ha këto? Janë përpëlitje. Nuk do shembet Teatri Kombëtar, kush do e shembë Mazniku, këshilli Bashkiak i Tiranës apo lali? le të vijë ta provojë. Dhe Europa Nostra e ka njohur si trashëgimi kulturore jo vetëm të Shqipërisë por dhe të Europës dhe ju e dini letrën e hapur që i dërgoi presidenti i Europa Nostra, presidentit, kryeministrit. Europa Nostra nuk është tallava, nuk është këshilli bashkiak i Tiranës. Këta vazhdojnë gam-gam. Ku do i gjejë paratë që do i marrë nga buxheti i shtetit, kur shteti kërkon borxhe për tërmetin. Ata nuk tërhiqen kurrë, ata lënë një portë hapur aty. Nuk ranë dakord me frimën por për atë firmë u bë një ligj special, si u tërhoq firma pas 2 vjetësh. Janë kap ça të kapësh këta. Shfaqjet do zhvillohen në TK, nuk i transmeton media dhe është gjynah. Do vijë dhe Micele Placido të japë një shfaqje. Ju thoni Turbina, tek Turbina nuk vjen njeri.
Ne e kemi rijetuar atë Teatër dhe e kemi kthyer në qendër kulturore në Shqipëri. Sado të spërdridhet Mazniku, si mund të mos revoltohem unë, kam 23 vjet që e laj me djersë e kush flet Mazniku që është objekt hetimi”, deklaroi Liçaj, raporton “BalkanWeb”.

 
 

(m.k/BalkanWeb)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...