Koronavirusi/ Fuga: Duhen marrë masa edhe pa pasur rast, epidemia ka pasoja të mëdha në ekonomitë…

E mërkurë, 26 February 2020 18:00

Profesori Artan Fuga në një prononcim për “News 24”, duke folur për koronavirusin, deklaroi se duhen marrë masa, edhe nëse nuk kemi rast konkret me persona të prekur nga virusi në fjalë.


Në mesjetë prsh ka qenë murtaja, ka qenë kolera. Nuk ka nevojë në këto raste që në fillim të presim shkakun dhe më pas të kemi pasojat. Jo, sepse masat mund të mrren edhe përballë disa potencialiteteve dhe mundësive. Duhen marrë masa edhe pa pasur rast. Ne nga pikëpamja epidemiko-sociale jemi një zonë me Italinë dhe Greqinë. Ne e dimë se kemi shumë shqiptarë në Itali. Nuk është e ndarë me shtete. Duhen marrë masa sociale, prsh në shkolla ku ka popullsi të dendur duhet të shtohen etj. Ndeshjet e futbollit nuk ka pse të luhen me tifozë”, tha Fuga.

 

Artan Fuga theksoi se koronavirusi ka pasoja në ekonomitë e Kinës, Italisë dhe mbarë botës.

“Unë nuk marr dot rolin e mjekut dhe as të bëj dot parashikime. Koronavirusi ka ndikim negativ në ekonominë kineze dhe botërore. Dëmtohen nëse jeta sociale ngadalësohet, zvogëlohet, ndërpritet në një farë mënyre. Unë them se në rastin kinez e atë italian përparësi ka marrë jeta e individit dhe më pas janë marrë të tjera gjëra. Ligji i Mërfit thotë se duhet marrë rasti më i keq, që ndoshta nuk ndodh, por duhet të mendojmë sikur ndodh. Nuk shoh veprime pa arsye tek qytetarët shqiptarë. Edhe blerja e maskave është normale dhe nuk shoh shenja paniku”, deklaroi Fuga.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...