Greqia, 500 euro për çdo punonjës të bizneseve të mbyllura për shkak të koronavirusit

Saturday, 14 Mars 2020 18:45

Qeveria greke pritet të japë 500 euro bonus në muaj për punonjësit që kanë ndërprerë punën për shkak të masave shtrënguese për frenimin e përhapjes së Koronavirusit. Vendimi pritet të merret gjatë ditës së sotme, pas masave të marra për mbylljen e shumë bizneseve.

Gjithashtu shteti do të paguajë detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore për periudhën e mbylljes së biznesit. Ajo që shikon të bëjë qeveria është fakti se gjatë ditëve që biznesi do të jetë i mbyllur, punëdhënësi nuk duhet të japë asnjë pagesë, përveç ditëve që punonjësi ka punuar.

Nuk do të marrin bonus punonjësit që janë larguar para gjendjes së jashtëzakonshme që ka detyruar mbylljen e biznesit.

Nga sot në Greqi janë mbyllur për 15 ditë teatrot, kinematë, pub-et, lokalet e natës, palestrat, bibliotekat, muzeumet, qendrat tregtare, kurset private të mësimit, qendrat estetike, kafenetë, restorantet dhe priten dhe masa të tjera shtrënguese. Vendimi u mor një ditë më parë nga qeveria.

Por Qeveria do ta konsiderojë të paligjshme detyrimin që punëdhënësi ti kërkojë punonjësve marrjen me detyrim të lejes së zaknohme gjatë ditëve që biznesit mbyllet për shkak të masave ekstreme ndaj koronavirusit.

Gjithashtu qeveria greke shikon që, bashkë me bankat, të marrë masa për shtyrje të pagesave të kësteve të kredive individuale por dhe të biznesit por dhe pagesat e taksave, siç është taksa e pronës etj.

Greqia numëron 190 të prekur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...