×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Raporti i KE nxjerr zbuluar qeverinë e mjerimit, shqiptarët ikin nga varfëria

E mërkurë, 18 Prill 2018 16:41
Shqiptare te deportuar Shqiptare te deportuar

Shqiptarët mbeten ende grupi më i madh i azilkërkuesve në vendet e BE-së.  Pavarësisht se Shqipërisë iu hap drita jeshile për hapjen e negociatave, problemi i emigrimit dhe kërkesa për azil mbeten probleme të rëndësishme në kapitullin për politikën e vizave.

Kështu Raporti i KE-së sjell në vëmendje situatën ekonomike të Shqipërisë, si faktori kryesor që nxit largimin e shqiptarëve dhe rritjen e kërkesave për azil. Jo vetëm kaq, por raporti sjell në vëmendje edhe nevojën për t’i përkrahur të kthyerit për t’i nxjerrë ato nga gjendja social-ekonomike.

 Numri i personave të kthyer nga vendet e zonës Shengen është shumë i lartë dhe pavarësisht kësaj edhe numri i shqiptarëve që qëndrojnë ilegalisht në vendet e BE-së mbetët më i larti krahasuar më vendet e tjera të Ballkanit. Vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti, sipas raportit të KE-së rreth 3500 shqiptarë nuk u lejuan të dalin nga territori shqiptar në drejtim të vendeve të BE-së dhe se numri i fëmijëve të pashoqëruar, që sipas raportit rezulton të jetë 1600, është një problem që duhet të zgjojë autoritetet shqiptare.  Ndërkohë të dhënat  flasin se nga janari i këtij viti, deri në ditët e sotme 246 fëmijë, shqiptarë që nuk kanë qenë të shoqëruar, nuk janë lejuar të kalojnë në Bashkimin Europian.

Vetëm në Itali ndodhen 1655 të mitur shqiptarë që presin në qendrat e strehimit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...