Publikimi i aktit normativ/Jorida Tabaku: Plani i Ramës nuk prek lekët e oligarkëve, fut në borxh shqiptarët

Diel, 22 Mars 2020 16:49

Publikimi i aktit normativ/Jorida Tabaku: Plani i Ramës nuk prek lekët e oligarkëve, fut në borxh shqiptarët

Akti normativ i publikuar sot është i paqartë dhe si i tillë i shërben më shumë propagandës se sa qytetarëve

Qeveria faktoi dhe njëherë se të vetmit të paprekur nga kjo krizë janë oligarkët që marrin milionat e buxhetit, ndërsa qeveria rrit borxhin që duhet ta paguajnë nesër qytetarët.

Është koha të kuptojmë se pandemia ekonomike njësoj si ajo e koronavirusit dhe nuk do të bëjë përzgjedhje. Ajo do të godasë demokratë dhe socialistë, pa pasur dallim në bindjen e gjithsecilit. Kjo krizë ka vetëm një rrugë me të cilën mund të luftohet, ndërmarrjen e hapave social-ekonomikë në shërbim të qytetarëve dhe biznesit.

Akti Normativ i publikuar sot është i pamjaftueshëm jo vetëm në shumën e parave që ofron për këtë situatë por edhe në mungesën e transparencës. Akti nuk saktëson se kush dhe në çfarë forme do të merren ato pak parà të alokuara për qytetarët dhe bizneset.

Fatkeqësisht edhe kësaj radhe vëmendje ka qenë jo tek qytetarët, bizneset dhe ekonomia. Qeveria nuk prek lekët e oligarkëve por rrit borxhin e qytetarëve. Qeveria nuk prek xhepat e të përkëdhelurve të saj por çon në faliment bizneset e thjeshta.

Shqipërisë do t’i mjaftonin 120 mln euro për fazën e parë të përballimit të kësaj krize. Parà që gjenden në buxhet në zërin e PPP-ve. Këto para mund të kanalizoheshin nga xhepat e oligarkëve në ato të shëndetësisë, qytetarëve dhe bizneseve. Shqipëria nuk është e varfër dhe as e pamundur. Por e keqmenaxhuar, e vjedhur dhe në shërbim të një grushti njerëzish.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...