Rama nuk përmbahet/ Italia po kopjon masat e mia

E mërkurë, 25 Mars 2020 18:55

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së mërkurës një mbledhje me ministrat që janë titullarë të institucioneve që lidhen drejtpërdrejt me situatën që po kalon vendi.

Mbledhja online u zhvillua me ministrat Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshaj.

 

Teksa kërcënoi qytetarët se, kush nuk paguan dritat do ti priten si dhe kush ecën dyshe në rrugë do të gjobitet, I pari I qeverisë, ndoshta në ekstazë e sipër, do të bënte edhe një deklaratë më shumë se utopike.

 
 

Gjatë komunikimit me ministrin Lleshaj, Rama deklaroi se, masat që ka marrë qeveria e tij u kopjuan tashmë edhe nga Italia.

 

“Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. S’ka; ‘obob’, ‘u më pe’. Pensionistët duhen kthyer nga rruga. Makinat e policisë që bëjnë mbikëqyrjen, s’duhet të vazhdojnë rrugën kur shohin një pensionist, por t’i thonë; ‘xhaxhi në shtëpi’. Problem tjetër që shoh është ecja bashkë. Është e ndaluar, është e e rrezikshme. Duhet të ecin tek e tek. Mund të jeni burrë e grua! Por po vazhdoi kështu, do martohen të gjithë bashkë, edhe burri me burrin. Po ecet bashkë, gjobiteni! Atyre këmbësorëve që kapen duke ecur në rrugë pas orarit, do gjobiten dhe përveç kësaj do i bllokohet makina. Na e kopjoi dhe Italia para dy ditësh këtë masë. Dmth e mori këtë masë.”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri ndoshta ka harruar se, shteti apenin ka nisur luftën me Koronavirusin shumë ditë para Shqipërisë dhe se masat e vonuara të qeverisë Rama na sollën në këtë situatë. /

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...