Mjekja e familjes ngre shqetësimin: 90% e vajzave dhe grave punojnë në fasoneri, rrezik për përhapjen e shpejtë të epidemisë

Saturday, 28 Mars 2020 15:24

Elizabeta Musta mjeke familjeQendra shendetesore- Kamez

Elizabeta Musta, mjeke familje në Qendrën Shëndetësore në Kamëz thekson se në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, me rëndësi është izolimi lokal i përhapjes së tij.

Sipas mjekes, “një izolim sa më horizontal i virusit lokalisht, sjell një izolim efikas kombëtarisht”.

Por në shkrimin e saj, mjekja vë theksin tek punonjësit e fasonerive që janë një rrezik për përhapjen e shpejtë të virusit.

“Si mjekë të familjes ne këmbëngulim në faktin se në komunitetet e periferive përhapja e virusit kondicionohet shumë nga indikatori i vendit të punës. konkretisht në Kamëz, 90 % e vajzave dhe grave punojnë në fasoneri, cka do të thotë së ky mjedis i populluar krijon premisat për përhapjen e shpejtë të epidemisë.

Ndërkohë po këto gra e vajza janë pjesëtarë të familjeve të mëdha në numër me disa breza dhe që jetojnë së bashku, karakteristike në këto zona”, shkruan Musta.

POSTIMI I PLOTE

Izolimi kombëtar i epidemisë varet nga izolimi lokal.i përhapjes së virusit

Puna e mjekëve të familjes si një mision kompleks, ndër të tjera është një shumatore dhe e eksperiencave të ndryshme  me virozat..

Edhe pse është zhvendosur kryesisht në Spitalin Infektiv dhe në mjekimin ambulator në shtëpi, përballja me Covid 19  ne,  mjekëve familjes, na vendosi përpara, detyrën e zbatimit të një strategjie afatshkurtër dhe afatmesme të masave për mbylljen sa më parë  dhe me sa më pak pasoja, të kësaj epidemie

Për këtë strategji na vjen në ndihmë një paradigëm komplekse  që mund të mbështesë vërtetimin e tezës se : një izolim  sa më horizontal i virusit lokalisht, sjell një izolim efikas kombëtarisht.

Paradigma lidhet me njohjen e zgjeruar të disa fakteve dhe të dhënave empirike në terren si

1-njohja e historikut të sëmundjeve të pacientëve tanë, vecanërisht patologjive, që jane parakusht për goditje të rëndë nga Covid 19 si tension i lartë, diabeti, sëmundjet e veshkave , sëmundjet pulmonare, semundjet imunitare, mosha e madhe e pacientit dhe te tjera

2- ndjekja, monitorimi në vijueshmëri dhe në mënyrë korrekte e mjekimit dhe e dhënies së medikamenteve, pacientit.

3- njohja e treguesve socia-ekonomike të jetës së komunitetit në tërësi dhe të pacientëve ne vecanti

Nisur nga këto dhëna është ngritur dhe harta e komunikimit mjek familje -pacient-farmaci. Kjo harte permban hapat e duhur per te bere rrugen me sa me pak pengesa,  ne kete sfide te veshtire dhe globale. Disa nga hapat dhe sugjerimet per tia dale te sigurt gjate kësaj rruge, jane:

1-Ndihma e Fondit te Sigurimeve te kujdesit shendetsor, të semureve kronike te pamundur per te levizur nga banesa dhe pensionisteve te semure kronike permes nje fushatë ndërgjegjësimi në mënyre kapilare. Fushata konsiston në informin se ai ose ajo, duhet të kontaktojnë në rastin më të parë të cdo simptome me mjekun e Familjes

2-Sipas udhezimeve me te fundit ne cdo qender shendetsore jane publikuar lista e nr te kontaktit te mjekeve te familjes dhe specialisteve. Pra dikush i specializuar qe e njeh mire gjendjen tuaj shendetsore eshte vetem 1 telefonate larg pa qene nevoja që të gjithë të dyshuarit për infektim apo të vetë infektuarit,  te dynden te gjithe në të njëjtën kohë dhe te bllokojne nr e Urgjencës  127. Apo edhe më keq akoma, dyert e Spitalit Infektiv

3- Te semuret kronike mjafton te kontaktojne mjekun e familjes edhe per rutinën e ilaceve te rradhes, ku sipas udhezimeve te fundit, u shperndahen ne shtepi te semureve mbi 65 vjec dhe qe jetojne vetem.

4 – Si mjekë të familjes ne këmbëngulim në faktin se në komunitetet e periferive përhapja e virusit kondicionohet shumë nga indikatori i vendit të punës. konkretisht në Kamëz, 90 % e vajzave dhe grave punojnë në fasoneri, cka do të thotë së ky mjedis i populluar krijon premisat për përhapjen e shpejtë të epidemisë.

Ndërkohë po këto gra e vajza janë pjesëtarë të familjeve të mëdha në nunër me disa breza dhe që jetojnë së bashku, karakteristike në këto zona

Së fundmi dhe jo më pak e rëndësishme mbetet furnizimi kohë pask kohe në marrjen e masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë  per mbrojtjen e mjekeve dhe stafit infermieror me doreza e maska specifike ne sasi te mjaftueshme-  1 pale doreza dhe 1 maske kirurgjikale per 7 ore pune.

Dhe për tia dalë të gjithë mbanë le të forcojmë së pari luftën së bashku duke nisur në familje, në lagje dhe më pas në komunitet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...