“Epiqendra e COVID-19 në SHBA” – paralajmërimi i frikshëm i ‘NYT’: New York mund të bëhet më keq se Wuhan apo Lombardia

Saturday, 28 Mars 2020 16:12

Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e New York-ut do të pësojë një katastrofë më keq se Wuhan-it në Kinë ose Lombardisë në Itali. 

Kështu shkruan New York Times, duke shtar se New York-u “ka qenë më pak i suksesshëm në rrafshimin e kurbës në këtë pikë të epidemisë sesa në Wuhan ose rajonin e Lombardisë”.

“Sigurisht, nuk ka asnjë garanci që trendi do të vazhdojë. Është e mundur që distanca sociale të ngadalësojë ose të ndalojë rritjen e rasteve”, tha gazeta.

Ndërkohë Trump autorizoi thirrjen e një milion rezervistëve për emergjencën e koronavirusit.

Presidenti amerikan ka nënshkruar një dekret që autorizon thirrjen e një milion rezervistëve të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe rojeve bregdetare për t’i bërë ballë koronavirusit.

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare janë të autorizuar, në bazë të dekretit, të thërrasin individë ose divizione në shërbim për jo më shumë se 24 muaj rresht.

“Do vendosim të hënën ose të martën për udhëzimet për një ngadalësim të mundshëm të distancës sociale. Ne do të përcaktojmë kur është e sigurt të kthehemi në shkollë”, thotë Donald Trump, duke theksuar se për New York-un, epiqendrën e Shteteve të Bashkuara për koronavirusin, rregullat për distancimin shoqëror do të qëndrojnë në fuqi. Për të përballuar urgjencën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka detyruar General Motors të prodhojë respiratorë./ BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...