S’ka drita prej 7 vitesh, në shtëpi i hyjnë minjtë dhe gjarpërinjtë, qytetarja: Ç’a aplikimi për të dalë, unë s’kam telefon, u bëj thirrje bosëve dhe biznesmenëve…

Diel, 29 Mars 2020 15:38

Pandemia e shkaktuar nga Covid 19 ka nxjerrë në skenë dhe një tjetër ”sëmundje”, siç është ajo e varfërisë dhe urisë, që prej shekujsh, marrin jetë, ndoshta në mënyrë më të ngadaltë se sëmundjet që sulmojnë organe të caktuara.

Gazetarja e Fax News Mirilda Tili ka qenë sot në një familje në zonën e Laprakës, ku nënë e bijë, secila me fëmijë të mitur, apelojnë për ndihmë, pasi për shkak se nuk dalin dot më në rrugë që të mbledhin kanaçe, nuk kanë më me se të ushqehen dhe aq më pak të paguajnë qeranë (5 mijë lekë të reja).

Kjo e fundit, edhe pse mund të duket modeste, për familjet me të ardhura normale, për këtë familje, pa burrë krah, dhe pa të ardhura, ajo është një hall i shtruar në përditshmen e tyre.

Zyra Sula, e cila ka tre fëmijë për të rritur, dhe një tjetër në bark, është e divorcuar nga bashkëshorti i saj, dhe nuk është pjesë e asnjë skeme ndihme nga ana e shtetit.

Ajo tregon se prej 7 vitesh jetojnë pa drita, pasi nuk kanë mundësi që ti paguajnë, ndërkohë që është qesharake tiu kërkosh që të aplikojnë në e-albania, për të dalë nga shtëpia që të blejnë qoftë edhe një bukë të ftohtë.

Shtëpia siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga Fax Neës, brenda saj lë shumë për të dëshiruar, ndërsa thoma ku fle Zyraja së bashku me fëmijët e saj, është e hapur në disa pjesë të themelit, ku sipas saj gjatë natës hyjnë dhe minjtë.

“Unë nuk kam bukë për fëmijët, ja shikojeni këtë, që është gurë e fortë, ku të marr leje unë, unë skam bateri kur të vendos telefonin? Unë nuk kam ku vendos fëmijët që të bëjnë detyrat, të jenë si gjithë të tjerët. Gjynah për këta fëmijë, shihni dritaret, që na kanë mbuluar ferrat, nga aty vijnë gjarpërinj, nuk jetohet këtu.

Kërkoj ndihmë nga biznesmenët dhe bosat që janë në Shqipëri të vënë dorën në zemër për këta fëmijë, nuk dua asgjë për vete”, është apeli i Sulës, së cilës i bashkohet dhe televizioni Fax Neës, ku kushdo që ka mundësi, mund të na kontaktojë për ti ardhur në ndihmë kësaj familjeje.

E dhimbshme apo jo, nëse karantina shumë personave iu ka hequr lirinë, kësaj familje praktikisht u ka hequr edhe bukën, ndërsa fëmijët qajnë pasi janë të uritur.

(E.K/Faxweb.al)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...