Depresioni dhe varfëria/ Vret veten 40-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve

Diel, 05 Prill 2020 11:34

Një 40-vjeçare nga lagjia "11 Janari" në qytetin e Kuçovës është vetëvarur në dhomën e saj të gjumit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

 

Zamira Sefa ka vendosur t'i japë fund jetës,duke u vetëvarur me litar në dhomën e saj të gjumit,ku është gjetur nga bashkëshorti i cili ka njoftuar policinë.

 
 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kriminialistike, që bënë edhe këqyrjen e vendngjarjes.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të jetë edhe shkaku që e ka çuar gruan të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.

Menjëherë pas ngjarjes, bashkëshorti i gruas është dërguar për mjekim në spital, pasi kur ka gjetur gruan të varur, ai ka rëne pa ndjenja në banesë.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...