STRATEGJI E SURELIT SHKON NGA “FITORJA NË FITORE”

Diel, 05 Prill 2020 11:55

NGA PhD Ilir PECNIKAJ

Kam vendos që të mos hesht dhe pse i mbydhur brenda 4 mureve të shtëpis.

Është e pa mundur të heshtësh kur shikon dhe dëgjon se edhe në këto kohë aspak normale, por në prag të një kolapsi shëndetësor dhe ekonomik, qeveria e rilindjes, të vetmën gjë që dine të bëj është propoganda dhe vjedhja, qofshin ato edhe situata hipotetike, mjafton që ti kthejnë në përdorim të mbajtjes së fronit të tyre, dhe të përhap bashk me virusin delirin e kapos, si “BABAI I KOMBIT”, ai i vetmi që i “don të mirën” gjithsëcilit prej shqiptarve?!

Kryeministri në një lidhje direkt në “OPINION”, pas një pyetje për mundësimin e shpërndarjës së analizave në laboratore të tjera, ai përgjigjet në mënyrë të prerë - Asnjë laborator tjetër nuk ka për të bër këtë analizë sepse vetëm ISHP është i akredituar nga OBSH... Dua të sqaroj se:

“OBSH është thjështë dhe vetëm një ent mbikqyrës dhe këshillimor, i cili nxjerr direktiva kordinuese, par asnjëherë nuk është çertefikues”.... Vetëm nisur nga kjo e dhenë do të thotë se qeveria mendon dhe po bën të pa mundur të mbajnë nën kontroll mos testimin e popullsisë.

E gjithë bota po kërkon, që në bazë të këshillave të OBSH, të vrapojë në depestimin e

popullsisë me metodën klasike (RT-PCR), por edhe me metoda inovative, siç është ajo imunokromatografike e cila ka disa avantazhe në krahasim me metoden konvencionale (ka një kohë shumë më të shpejtë në nxjerrjën e rezultatit, dhe kosto shumë e ultë).

Shifrat ndryshojnë dita ditës. Kemi shtete që arrijnë të bëjnë mbi 50.000-60.000 teste në ditë.

Sa teste jane bërë deri më sot ne 04/04/20 në Shqipëri?!

Vetëm 2247 copë ose e thënë ndryshe 0,8 teste/1000 banorë.

Grafiku

TA.jpg

Siç shikohet edhe në table kemi rezultatin më i ulti jo vetëm në rajon por në të gjithë europë edhe me gjerë.

Kryeministri tha se kjo është strategjia më e mirë që ekziston dhe këtë do të ndjekim.

Lind pyetja: Me të vertetë është kjo strategjia e kryeministrit tonë ajo e duhura?

Apsolutisht jo.

Historia, si princip, na meson se Strategjia duhet përshtatur me situaten, ajo kurrsesi nuk duhet të jetë e ngurtë, qoftë ajo më e gjetura në apsolut, por duhet ti përshtatet fushatës, për  të cilën është zhvilluar, hap pas hapi. Të vetmës situat që i shkon për shtat strategjia e rilindjës është fshehja e fakteve, mjegullimi i tyre, duke lënë në mëshirë të fatit gjithë popullin.

Pse duhet me deomos të ndryshoj kjo?

Sepse, sipas OBSH ne, në këtë fazë duhet kaluar në sulm…. test, izoloim dhe kurim sa më i hershëm i rasteve.

  1. Sa më shumë testime të bëhen aq më e detajuar është harta epidemiologjike. Me një

njohje të tillë, mund të bëhet ndarja e hershme në grupe, mbi bazen e sygjerimeve te

OBSH

  1. Asimtomatik pozitiv (karantinim detyrueshem dhe vezhgim)
  2. Me Simtoma të lehta (karantinim të përqendruar, vezhgim dhe kurim)
  3. Me Simtoma të mesme dhe të renda (shtrim në spital dhe kurim)
  4. Kapja e hershme e virusit, siç është botërisht e njohur tashmë, ka më shumë shance për tu kuruar,
  5. Kapja e hershme e virusit është më pak e kushtueshme në kurim, sepse një pjesë mirë e të infektuarve që përfundojnë në terapi intensive mund ta evitojnë atë nëse kurohen në kohë.
  6. Dhe më kryesorja është se me një strategji të tillë do të shpetohen më shumë jetë.

Deri tani si janë shifrat e testimit në vendin tonë?

Deri më sot kemi 2247 të testuar, 333 të infektuar, ku 18 prej tyre kanë ndrruar jetë. Si

shifer duket ekzaktësisht në mesataren boterore e cila është 5.4% (date 04/04/20:

1.104.418 rastet pozitive dhe 60.115 qe kane nderruar jete), po 5.4% është edhe për

vendin tonë.

Deri këtu të gjithë mund të thonë se ...E ATËHERË?

Shkojmë dhe shikojmë se kush është mesatarja e moshës së vdekjeve në Shqipëri nga

COVID-19.

Mosha mesatare e personave që kanë ndrruar jetë në europë është 79.5 vjeç. Në vendin tonë është 67.5 vjeç, nga të cilët vetem 1 e kalon moshën 80 vjeç (82 vjeç ekzaktësisht), dhe ajo cfarë është më shqetësuese është fakti se 2 jane poshtë moshës 50 vjeç (49 dhe 43 vjeç).

Dhe më keq akoma kur shohim se mosha mesatare e personave pozitiv është 50 vjeç.

Kjo të shtynë në konkluzionin se në vendin tonë jo vetëm bëhen shumë pak teste por ato bëhen edhe shumë vonë në kohë. Ky konkluzion përforcohet edhe më shumë po të shohim rezultatet e mëposhtme.

Po ta krahasojmë grupmoshën 60-75 vjeç, që në vendin tonë përbën pjesën derrmuese të të vdekurve, me të njëjtin grupmoshe në vendet e tjera, ne kemi një përqindje vdekjesh shume të lartë për këtë grupmoshe, e cila është 4.2 % e numrit të përgjithshëm të personave pozitiv me COVID-19, gjë e cila , në asnjë nga vendet europiane, nuk i kalon 1.5% :

grafik

TA1.jpg

Nga kerkimet e shifrave po ju jap disa të dhëna shumë domethense.

Një e dhen tjetër shumë kurjoze është edhe mënyra e tamponimit në vendin tonë:

Mund ta ndaj ne tre faza 20 ditët e fundit

  1. Nga data 15 deri në datë 23 kishte një mesatare rreth 33 tampone në ditë,
  2. Nga data 23 deri në datë 4 kemi një mesatare rreth 107 tampone në ditë.
  3. Sot me datë 4/04/2020 kemi hyrë, ndoshta, në fashën e tretë me ç’duket, sepse kemi

216 tampone.

Gjëja më interesante është se numri i rasteve pozitive thuajse ka ngelur i njejte (shiko

kurben e kuqe në grafik).

grafik

TA2.jpg

 

 

 

 

Duke njohur tashmë strategjitë e shtabit të “Surrelit”, gjendjen ku ndodhen (kërkesat nga të gjitha anët për shtimin e testimeve) mendoj se shtimi i numrit të tamponeve është fiktiv, thjeshtë për të thënë “ja strategjia jonë funksionte”, dhe pse po shtohet numri i tamponeve të infektuarit janë pothuajse njësoj.

Këtu del hapur edhe “koinçideca” që perqindja e atyre që kanë ndërruar jetë, ndaj personave pozitiv të jetë “mesatarës botërore” 5.4%, e theksoj fiks sa mesatarja botërore, dhe fatkeqësishtë bën rimë më “liderin botëror”.

Siç nënvizova më sipër, një hallk kryesore në frenimin e përhapjes së pandemisë është edhe karantina e detyrueshme, ku qeveria pati caktuar si të tillë Shtëpinë e Pushimit të Ushtrisë në Durrës, për të cilën nga data e dekretimit, ku u dhanë dhe rreth 250.000 $ për ristrukturim, nuk ka asnjë të dhenë tjetër nga qeveria....

Për më tepër këshillimet dhe direktivat e OBSH kanë qënë, të paktën, që cdo përson që vjen nga shtetet që janë vatra të infektimit duhet të karantinohen me deomos.

Para pak ditësh qeveria trumpetoj me të madhe “dashurin e babait të kombit për të sjellur bashkatdhetarët në vendin tonë dhe pse me kufij të mbydhur, dhe solli dy “Lazgush”-a (avion) me përsona të cilat duhet të ishin karantinuar në këtë strukturë, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Sa përsona ka në këtë strukturë?

Pse, Sa, cfarë....?

Sa shumë pyetje... po kujt?!

Këto duhet t’i dije vetëm Gjenerali i Surrelit....

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...