“Llogariteni mirë lehtësimin e masave”, kreu i OBSH në Shqipëri analizon shifrat: Numri i viktimave na tregon…

Hënë, 06 Prill 2020 21:37

Kreu Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzales thotë se qeveria duhet të llogarisë me precizionin më të madh të gjitha lehtësimet e masave të deritanishme të cilat i vlerëson si efektive dhe kanë prodhuar një numër të ulët rastesh pozitive me Covid 19 në vendin tonë.

Ai paralajmëron se çdo lloj lehtësimi masash i pa menduar mirë mund të sjellë rritjen e rasteve pozitive me Covid19 e si pasojë shtim të humbjeve të jetëve të tjera.

Gonzalez

Duke folur për shifrat, se çfarë tregojnë ato deri tani, Gonzales thekson në një intervistë në Top Channel se:

“Të dhënat për humbjen e jetëve në Shqipëri na tregojnë dy gjëra. E para numri të prekurve është i ulët dhe situata në popullatë është nën kontroll. Numri 21 jetëve të humbura që me patjetër është i dhimbshëm për ata që humbën të dashurit por po ta analizojmë në rrafshin kombëtar për të gjithë vendin tuaj në perspektivën afatgjatë është një numër që na tregojnë se gjërat janë duke shkuar mirë”.

INTERVISTA

1-A duhet që qeveria shqiptare të lehtësojë masat parandaluese që janë në fuqi deri më tani?

Ky është një vendim shumë delikat. Ajo që mund të themi është se masat e mbylljes së njerke në shtëpi është efikase dhe ka prodhuar një rezultat të mirë. Disa vende në Evropë janë duke bërë të njëjtën pyetje. Mund t’ju them se unë do të doja të inkurajoja vendet ti mbanin masat bllokuese sa më gjatë që të jetë e mundur. Kjo është ajo gjë që ne me siguri e kemi parë që funksionon. Çdo lloj zbutje e këtyre masave duhet të studiohet shumë, shumë, shumë me kujdes, duhet të bëhen llogaritë mirë e marrë në konsideratë efektet që do të sjellë zbutja. Masat e ruajtjes së distancës i shohim në Shqipëri sikurse në të gjithë botën. Çdo masë e adresuar me qëllim zbutjen duhet të shqyrtohen me një kujdes shumë të madh me fokus në impaktin e tyre, natyrisht duke menduar në mënyrë ekskluzive për mos keqësimin e situatës ekonomike në vend. Nuk duhet të ketë arsye të tjera përveç atyre që nuk përkeqësojnë ekonominë. Çdo lloj lehtësimi masash i pa menduar mirë mund të sjellë rritjen e rasteve pozitive me Covid19 e si pasojë shtim të humbjeve të jetëve të tjera.

2-Zoti Gonzales, Shqipëria ka hyrë në javën e pestë me Covid 19. Cili është vlerësimi juaj për situatën?

Mund të them se ne mund të jemi optimist për situatën në Shqipëri. Sikurse mund të jemi gjithashtu pozitiv nëse shikojmë c’po ndodh në vendet e tjera të Evropës. Gjërat me infeksionin në Shqipëri Covid19 janë duke shkuar mirë nëse shikojmë të dhënat zyrtare kemi 377 raste pozitiv dhe 21 të vdekur dhe meqë po më jepet mundësia dua të shpreh ngushëllimet e mija familjeve. Këto shifra që kemi në vendin tuaj janë të mira.

3-337 raste pozitive, 21 të vdekur dhe 116 të shëruar. Të tilla shifra çfarë na tregojnë?

Këto shifra na tregojnë një gjë. Masat e zbatuara nga qeveria që në fillim të rasteve të para kanë qenë të suksesshme dhe kanë pasur impakt, në mbajtjen e shifrës të të prekurve të ulët. Sipas një studimi nga ana jonë e shifrave, nëse qeveria nuk do të kishte vepruar në kohë do të kishim shifra krejt ndryshe. Ky është leksioni i parë që kemi mësuar. Mbyllja totale është efektive.

4-Si e shikoni numrin e atyre që kanë humbur jetën për 1 milion banorë krahasuar me rajonin?

Numri atyre që kanë humbur jetën është një indikator që për ne vlen shumë pasi kuptojmë numrin e të infektuarve. Të dhënat për humbjen e jetëve në Shqipëri na tregojnë dy gjëra. E para numri të prekurve është i ulët dhe situata në popullatë është nën kontroll. Numri 21 jetëve të humbura që me patjetër është i dhimbshëm për ata që humbën të dashurit por po ta analizojmë në rrafshin kombëtar për të gjithë vendin tuaj në perspektivën afatgjatë është një numër që na tregojnë se gjërat janë duke shkuar mirë.

5-Strategjia e deritanishme e testimit që po ndiqet a është e duhura sipas këshillime të OBSH apo ka nevojë për përmirësime?

Çdo vend duhet të zhvillojë politikat e veta të testimit dhe kjo është e lidhur me shumë gjëra si për shembull niveli transmetimit të virusit sikurse edhe gjendja e disponueshme e testeve. Të gjitha vendet në botë janë duke parë për të siguruar teste . Disa vende mundet ti sigurojnë disa të tjera janë në proces të procedurave të blerjes. E thënë kjo ne inkurajojmë politikat e testimit për të kuptuar më mirë se çfarë është duke ndodhur e për të marrë vendimet e duhura. Ka vende që janë duke i zgjeruar politikat e testimit por duhet të marrim në konsideratë mundësinë e gjetjes së testeve në tregjet ndërkombëtare. Jemi në dijeni të faktit se qeveria shqiptarë është duke bërë të gjitha përpjekjet për të pasur më shumë teste dhe për këtë ne po ndihmojmë. Ka një kërkesë të madhe në tregun ndërkombëtar për këtë test.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...