Ylli Rakipi: Edi Rama kërkon protagonizëm edhe në momentet kur vdekja sillet rreth nesh!

Hënë, 06 Prill 2020 22:17

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte, në emisionin “Në fokus” në “TvT”. Rakipi ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusit në Shqipëri dhe mënyrën se si po e menaxhon qeveria atë.

Rakipi tha se kryeministri Edi Rama, ka marrë një protagonizëm të tepruar edhe në këtë situatë të vështirë, kur bëhet fjalë për jetë a vdekje.

“Në raste të tilla, populli është një masë e madhe që ka nevojë për një besim të madh. Në raste të tilla duhet të funksionojnë institucionet, aq sa kemi. Duhet të funksionojnë ekspertët. Ndërsa Edi Rama thotë jemi në një luftë të madhe, në fakt ne jemi në një krizë të madhe dhe ai i ka marrë të gjitha përsipër vetë. Rama po i lodh njerëzit me protagonizmin. Kërkon të rrëmbejë protagonizëm edhe në momentet kur vdekja sillet rreth nesh, në momentet kur shqiptarët janë në ditët e tyre më të vështira”.

Sipas Rakipit, problemet post-koronavirus, do të jenë mjaft të rënda dhe do të bien mbi supet e qytetarëve.

“Problemet post koronavirus, do të jenë jashtëzakonisht të mëdha, sepse Shqipëria është një vend tmerrësisht i varfër, me një ekonomi primitive, me institucione që nuk funksionojnë, duke patur në krye vetëm një njeri, që bën në këtë “big brother” ku jemi sot, regjisorin, folësin, menaxherin, lojtarin, pronarin, sigurisht do të ketë ngërçe të jashtëzakonshme, të cilat do t’ju bien mbi supe dhe do t’i përballojnë shqiptarët”, tha Rakipi.

/TPZ.al/

VIDEO:

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...