“Po përjetojmë një nga sfidat më të mëdhaja”, kreu i OBSH në Shqipëri: Infermierët po kontribuojnë edhe me jetën e tyre kundër COVID-19

Tuesday, 07 Prill 2020 09:23

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales, jep një mesazh për gjithë personelin mjekësor, që po përballet me koronavirusin.

Gonzales thekson se bota po përjeton një nga sfidat më të mëdhaja, duke shtuar se “Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19. Ata po kujdesen më së miri për ata që kanë nevojë, jo vetëm përsa i përket gjendjes fizike, por po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e tyre mendor”.

Mesazhi i Dr. Raúl González-Montero, Përfaqësuesi i OBSh-së në Shqipëri:
Sot, në 7 prill, kremtojmë Ditën Botërore të Shëndetit, e cila këtë vit i’u kushtohet 👩‍⚕️👨‍⚕️ Infermierëve dhe Mamive. Me më shumë se 7 milionë infermierë në Rajonin Europian, kontributi i tyre për të realizuar Mbulimin Universal Shëndetësor është i një rëndësie të veçantë, realisht i pazëvendësueshëm. Dhe për këtë, ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të thellë!

Këtë vit, po përjetojmë një nga sfidat më të mëdhaja, me të cilat njerëzimi është përballur për dekada me radhë. Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19. Ata po kujdesen më së miri për ata që kanë nevojë, jo vetëm përsa i përket gjendjes fizike, por po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e tyre mendor.

Nga thellësia e zemrës sime, FALEMINDERIT dhe 1 MILION HERË SHUMË FALEMINDERIT për profesionalizmin, humanizmin dhe angazhimin tuaj! 🙏

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...