Stafi i Urgjencës në Lezhë refuzon shpërblimin e qeverisë: Ndryshe u premtua, lekët kemi vendosur t’i kalojmë për familjet në nevojë

Tuesday, 07 Prill 2020 11:01

LEZHA
Stafi i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Lezhës ka dhuruar shpërblimin mujor për koronavirusin tek familjet në nevojë.
26 mjekë, infermierë apo sanitarë kanë firmosur peticionin dhe shumën që do i jepte qeveria me vkm si shpërblim ata do e japin tek familjet që sot kanë më shumë nevojë.
Por një infermier i kësaj Urgjence ka thënë për ‘BalkanWeb’ se u ishin premtuar shpërblim sipas vkm por u është dhënë vetëm 5 mijë lekë.
“Është një përfaqësi e urgjencës, ka një përfaqësi edhe të mjekëve të tjerë.Jemi njohur me shpërblimin që na është premtuar nga qeveria dhe si staf kemi vendosur që këtë shpërblim prej 5 mijë lekësh t’I refuzojmë dhe këto lekë të kalojnë për familjet në nevojë që të ndihmohen sa do pak këto ditë. Spitali ka qënë në gatishmëri, kemi punu dhe do vijojmë me të njëjtën passion. Nuk ka ka bërë shpërblimi të punojmë 100 %, po duke u nis nga ç’ka u premtua dhe cfarë u realizua kemi vendos ta kalojmë për familjet në nevojë. Këto lekë të kthehen pas.”- ka thënë infermieri.
Ndërkohë rasti është denoncuar dhe nga ish-deputetja e PD Lindita Metaliaj që e konsideron një skandal pasi qeveria i premtoi 1 mijë euro kurse ju dha vetëm 5000 lekë. Ndërkohë stafi do të vijojë punën pa problem duke refuzuar këtë shpërblim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...