Pandemia e koronavirusit, WhatsApp do pengojë përhapjen e “lajmeve të rreme”

Tuesday, 07 Prill 2020 23:06

“Në këtë moment të veçantë urgjence, gjatë së cilës miliarda njerëz nuk mund të shohin miqtë dhe të afërmit për shkak të pandemisë Covid-19, WhatsApp konfirmon veten si një aleat i vlefshëm për të komunikuar jo vetëm me të dashurit, por edhe me mjekët dhe mësuesit”.

Kështu nis një njoftim i aplikacionit të mesazheve në blogun e tij. Risia është se në luftën kundër “lajmeve të rreme”, sistemi do të dërgojë një mesazh nëse vlerësohet se ajo që po dërgohet apo që keni marrë është me origjinë të dyshimtë.

Aplikacioni pritet që të bëjë edhe një ndalesë të mesazheve që mund të shpërndahen në mënyrë zinxhir. Edhe pse mund të behët fjalë për meme apo video humoristike, aplikacioni do të jetë i kujdesshëm në përhapjen e një “të dhëne” mbi një numër të caktuar mesazhesh.

“Në vitin 2019 prezantuam funksionin që ju lejon të njihni mesazhet që janë dërguar shumë herë. Kjo është një etiketë me një shigjetë të dyfishtë, e cila dallon edhe mesazhet me origjinë të dyshimtë. Tani këto mesazhe mund të përcillen vetëm në një bisedë” – thuhet në njoftim. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...