E trishtë/ Mediat italiane publikojnë fotot: Makinat me viktimat e COVID 19 në radhë për të ardhur në Shqipëri

E Enjte, 09 Prill 2020 19:43

Mediat italiane kanë publikuar disa foto nga porti i Barit, ku shihen makina funeralesh në radhë për tu imbarkuar në traget. Në këto makina funeralesh thuhet se ka shtetas shqiptarë që kanë humbur jetën në Itali për shkak të koronavirusit.


Në fotot e publikuara shihet se makinat janë me targa shqiptare. “Antenna Sud” raporton se pamjet janë realizuar para dy ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente.

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë”, kështu i kanë përshkruar fotot mediat italiane, duke shtuar se ky është kthimi i trishtuar në vendin e tyre.

“Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave funerale me shtetas shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit. Foto: Francesco Saccente” shkruan media italine.

Ndërkohë që në foto janë disa makina me viktima, nuk ka ende një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga Covid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën.

  • foto galeri
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...