Covid-19/ Albin Kurti mund të përfshijë edhe gazetarët në paketën e emergjencës

Premte, 10 Prill 2020 15:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Komunën e Ferizajt tha se do të adresojë çështjen e përfshirjes së gazetarëve në Paketën Fiskale Emergjente.

Kurti tha se pakoja është ciklike dhe se është bërë vetëm për dy apo tre muaj.

Ai shtoi se përveç kategorive të tjera të përfshira, ata do të shqyrtojnë mundësinë që në këtë pako të përfshihen edhe gazetarët, shoferët e pastruesit.

“Është e vërtetë që i kemi mbështetur të gjitha uniformat të cilët janë në vijën e frontit. Uniformat e bardha të mjekëve, të kaltrat të policëve e të tjera. Por, pakoja emergjente është ciklike. Ne nuk kemi bërë një pako për gjithë vitin, por vetëm për dy muaj, këtë, muajin tjetër e eventualisht edhe një pas këtij, duke shpresuar se do të kalojmë këtë krizë. Pajtohem që duhet ta adresojmë në këtë çështje, në mënyrë që të shohim se edhe ata që nuk i kemi përfshirë, të përfshihen, si pastruesit, shoferët dhe gazetarët”, tha Kurti.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...