Tre ushtarakët shqiptarët të KFOR-it me koronavirus, u riatdhesuan sipas urdhrit të NATO-s

E mërkurë, 29 Prill 2020 13:59

Pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë tre ushtarakë shqiptarë të KFOR-it në Kosovë që janë shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, si  të infektuar me koronavisur, dha sqarime edhe Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se 3 efektivët e Forcave të Armatosura, pjesë e operacionit të KFOR (Kosovë) kanë dalë pozitiv ndaj COVID-19.

Tre efektivët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR dhe janë pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion.

Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve a misioneve, nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet të riatdhesohet.

Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre. Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...