Arrihet marrëveshja me Greqinë për punësim sezonal, përfitojnë 10 mijë shqiptarë, ja si do të veprohet me kostot e udhëtimit dhe testet

Saturday, 02 May 2020 16:58

Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë, në vendin fqinj, ku përfitojnë deri në 10 mijë shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke, të cilat thonë se sipas informacioneve nga Ministria Greke e Bujqësisë, marrëveshja u arrit falë këmbënguljes së ministrit grek, Makis Voridhis, dhe deputetit të Parlamentit shqiptar, Taulant Balla.

Vlen te permendet se ndryshimi ligjor kaloi ne oret e vona ne parlament, 01.45 te nates, cka tregon edhe urgjencen e zgjidhjes se ketij problemi qe preukupon ndjeshem sektorin e bujqesise ne vend.

Marreveshja parashikon punesimin sezonal me procedura te pershpejtuara te 7-10. 000 shtetasve shqiptare, te cilet do te punesohen me te drejta te plota ne greqi.

Keshtu qe prej se henes dat 4 maj dhe deri ne 20 qershor,ftohen te gjithe punedhenesit greke qe jane te interesuar per te punesuarit sezonale,te aplikoje prane kooperativave bujqesore te rajoneve te tyre me dokumentat si me poshte.

1-Kerkesa me shkrim prane kooperatives.

2-Formulari i deklarates se pergjegjesise personale te punedhenesit(teksit i gatshem prane protokollit)

3- Fotokopje te pasaportes se punonjesit te ftuar per punesim

4-Deklarate financiare e fermerit per vitin 2019.

5-Fature pagese 100 euro per cdo te ftuar(pagese ne banke per llogari te shtetit grek)

6-Pagese 80 euro per testin e covidit,e cila do te behet ne banke,per llogari te kompanise se perzghedhur per testin.

Pagesat do te zbriten nga taksat gjate muajve ne vazhdim.

7-Udhetimi i punonjesve do te behet me autobuse,ekskluzivisht me firmen e perzgjedhur prej kooperatives,e cila zbaton rreptesisht protokolet e sigurise se caktuara prej qeverise greke.

8- Kosto e udhetimit paguhet nga punonjesi i ftuar.(vleresohet se do te jete 30-50 euro)

9-Testet do te behen brenda ne autobuset ne te cilet do te udhetohet,ne piken kufitare te kapshtices,dhe ne vazhdim ato do te dergohen ne laboratoret e kontraktuar ne selanik.

10-Deri ne perfundim te analizave,punonjesit do te karantinohen ne njesite e akomodimit te perzgjedhura prej kooperatives.

11-Nuk do te pranohen te kalojne qytetare ne forme spontane,por vetem ne mjetet e kompanise te autorizuar dhe certifikuar per procesin ne fjale.

12-Procedurat do te plotesoehen brenda dy ditesh,dhe ne vazhdim,kompani e udhetimit,rakordon lidhur me levizjen e punonjesve,dhe dorezon listen e udhetimit prane organeve policore kufirare shqiptare dhe greke,te cilat kryejne edhe kontrollet e sigurise.

Persa i perket punonjesve te interesuar te punesohen ne kete sektor,do te duhet te aplikojne ne platformen on line ëëë.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 dite, do te kene perfunduar kontratat e punes prej punedhenesve.

Vjen te permendet se per here te pare,i gjithe procesi i pajisjes me dokumentat e nevojshme eshte falas,dhe nuk do te jete e nevojsme pajisja me vize pune,duke iu kursyer emigranteve edhe pagesat e veprimeve konsullore dhe burokracite e pa nevojshme.

Ministri grek i bujqesise falenderoi qeverine shqiptare,por edhe deputetin Balla,krehun e kooperatives se fermereve te imathias Kristo Janakaqi,aktivisten shqiptare Arminda Plangarica,dhe kedo ndihmoi per zgjidhjen e shpejte te ketij problemi.

Sigurimi i krahut te punes ne sektorin e bujqesise,i mundeseson greqise te siguroje prodhimin fruta perimeve,si per tregun vendas,edhe per eksportet ne vender e rajonit,te cilat vleresohet se do te jene 30%me shume se nje vit me pare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...