Studentët letër Besa Shahinit: Të ndalen zgjedhjet në universitet, nuk garantohet e drejta e votës në kushtet e krizës së Covid-19

Tuesday, 05 May 2020 18:38

Studentët i kanë dërguar një letër të hapur Ministres së Arsimit, Besa Shahini në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve për organet drejtuese në institucionet e publike të Arsimit të Lartë.

Duke vlerësuar se nuk janë në fakultet gjatë momentit kur do të filloje fushata për zgjedhjen e drejtuesve, studentët vleresojnë se duke marrë parasysh rekomandimet e Organizates Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojne në perhapjen e metejshme të Covid-19, si dhe masat e marra nga shteti shqiptar, ky proces është i parealizueshem dhe nuk garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës.

“Me tej, po në vazhdën e efekteve të masave të ndermarra në kuadër të pandemise Covid-19, duam t’ju sjellim në vemendje se në keto rrethana, procesi i zhvillimit të fushates dhe prezantimit të platformes nga kandidatet për Senat Akademik dhe Rektor, është perjashtues dhe i pamundur. Për më tepër, po i’u rikujtojmë se me vendim të Parlamentit të Shqipërisë, vendi ynë gjendet në masa të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë deri në datën 23.06.2020 dhe referuar nenit 170, pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “ Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum si dhe nuk mund të zgjidhet President i ri”. “- shkruajnë studentët.

Letra e plotë

Në vijim të Urdhrit nr.99 datë 26.03.2020 “PËR DISA NDRYSHIME NË URDHËRIN NR.8, DATË 14.01.2020 PËR PROCESIN ZGJEDHOR PËR AUTORITETET DHE ORGANET DREJTUESE NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”, paraqesim kërkesën tonë, si me poshtë vijon: Sipas urdhrit të sipërpërmendur fushata zgjedhore fillon me datë 11.05.2020 dhe zgjedhjet mbahen më datë 12.06.2020, ndërkohë që studentët akoma nuk janë kthyer në auditore dhe jeta universitetare nuk është stabilizuar ende.
Në nenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, cilësohet shprehimisht se “Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët”. Sipas vleresimit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizates Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojne në perhapjen e metejshme të Covid-19, si dhe masat e marra nga shteti shqiptar, ky proces është i parealizueshem dhe nuk garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës.

Me tej, po në vazhdën e efekteve të masave të ndermarra në kuadër të pandemise Covid-19, duam t’ju sjellim në vemendje se në keto rrethana, procesi i zhvillimit të fushates dhe prezantimit të platformes nga kandidatet për Senat Akademik dhe Rektor, është perjashtues dhe i pamundur. Për më tepër, po i’u rikujtojmë se me vendim të Parlamentit të Shqipërisë, vendi ynë gjendet në masa të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë deri në datën 23.06.2020 dhe referuar nenit 170, pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “ Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum si dhe nuk mund të zgjidhet President i ri”.

Ne besojmë se edhe zgjedhjet për organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë, të cilat janë të një rëndësie dhe hierarkie më të ulët se të sipërpërmendurat gjithashtu nuk duhet të zhvillohen. Këtë e përforcon edhe rregullorja “PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE NË SENATIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E TIRANËS” në nenin 38, pika 1, gërma b e të cilit thuhet shprehimisht se zgjedhjet mund të anullohet në rast se “kanë ndodhur fatëkeqësi natyrore në përmasa të atilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim”.

Sipas nesh, çdo element i përmendur më sipër konsiderohet si një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e pjesëmarrjes se studentëve dhe pedagogëve në procesin zgjedhor, duke cenuar keshtu integritetin e vetë procesit. Një tjetër element që cenon integritetin e procesit e rrjedhimisht të vetë institucionit është konflikti institucional mes Rektorit, Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, ku secila palë akuzon tjetrën për paligjshmërinë dhe veprimtari në mungesë të mandatit Në të tilla kushte, ne kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor në universitete dhe rifillimin e tij në një moment të dytë, pas stabilizimit te jetës studentore universitare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...