Iu sekuestrohen kokainë, armë e paund në banesë, pranga dy shqiptarëve në Angli

Hënë, 11 May 2020 13:35

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi iu sekuestruan kokainë, armë dhe paund në banesë. Mediat angleze raportojnë se aksioni policor u zhvillua në 7 maj në zonën e Hornsey si pjesë e një hetimi nga ana e përbashkët e NCA dhe Policisë Metropolitane, sektori i Krimit të Organizuar (OCP). Konkretisht në pranga ranë 2 shqiptarët Arben Sulka, 30 vjeç si dhe Elton Osmenaj, 32 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, dy të rinjve iu gjeten në një dollap 25 000 Paund dhe 24 fishekë si dhe një ditar, ku shënoheshin të dhënat e aktivitetit të shpërndarjes së drogës.

Po ashtu, mes rrobave atyre iu gjet dhe një pistoletë e kalibrit “.32”, ndërsa pas tualetit ata kishin një kilogramë kokainë. ‘Hamhigh.co’ shkruan se Sulka u përpoq të arratisej duke u hedhur nga ballkoni, por tentativë që rezultoi pa sukses. Ndaj tij rëndon akuza e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërkohë, Elton Osmenaj, i cili jetonte në të njëjtën banesë me Sulkën u arrestua një ditë më vonë, në një zonë tjetër të Londrës. Ndaj Osmenaj, përveç akuzave të shpërndarjes së lëndëve narkotike, rëndon edhe ajo e armëmbajtjes pa leje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...