Finalizohet operacioni “Diga”, arrestohen dy persona që kultivonin lëndë narkotike në Kucovë

Hënë, 11 May 2020 17:22

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit të Policisë Kuçovë  kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Diga”, duke sekustruar në një banesë në fshatin Demollarë të qytetit të Kuçovës 100 kubikë me bimë narkotike “Canabis Sativa”, të gatshme për t’u kultivuar.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanëeb” se Policia e Kuçovës ka arrestuar edhe dy kultivuesit e bimës narkotike: Gerald Gjika (Klevis Sina) 30-vjeç dhe Gentjan Bilishi 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.

 

Policia e Kuçovës ishte njoftuar se të dy këta shtetas merreshin me kultivimin e bimëve narkotike dhe banesa ku u gjetën 100 kubikët me canabis ishte në pronësi të dajës së Geraldit, shtetasit Agron Demaj, që jeton në Greqi.

Fakti që banesa e Demaj ishte bosh dhe për të kujdesej nipi ka favorizuar të rinjtë për ta përdorur banesën për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet proçeduariale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale: “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...