‘Dvorani duhet të ishte qëruar’, Ish-ministri i Shëndetësisë i përgjigjet Ramës: Oligarkë ka që ç’ke me të

Tuesday, 12 May 2020 18:19

Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis ka kundërshtuar deklaratën e kryeminsitrit Edi Rama, i cili tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë.

I ftuar në edicionin e lajmeve në ABC News, ai u shpreh se në vend ka oligarkë që ç’ke me të, madje më keq se kurdoherë.

Sipas Solisit, shumë gjëra janë bërë të tmerrshme në sistemin zgjedhor dhe ofertat janë parashikuar se ku do shkojnë.

Ai gjithashtu theksoi se Reforma në Drejtësia ka sjellë shumë probleme dhe se kreu i KED Ardian Dvorani duhet të ishte qëruar, pasi ka rol më shumë se çdokush.

'Ka oligarkë që ç’ke me të. Më keq se kurdoherë. Ndërkohë nuk ka qenë kurrë më keq se tani. Ndërkohë janë edhe të parashikueshme ofertat se kur dhe ku dopo shkojnë. Infulencat nuk do dalin tani, do dalin më vonë. Ka influencë politike dhe biznesi është dyndur në politikë. Populli ka disa vjet që voton numra. Populli nuk kontrollon gjë. Shumë gjëra janë bërë të tmerrshme në sishtemi zgjedhor. Reforma në Drejtësi ka sjellë probleme. Ai Dvorani që unë kam respekt duhet të ishte qëruar se ka rol më shumë se çdokush tjetër aty’, tha Solis.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...