Ekzekutimi i rapsodit dhe mikut të tij, arrestohet bashkëpunëtori i autorit. Dalin detajet e reja

Premte, 15 May 2020 09:09

Arrestohet nga policia edhe personi tjeter i dyshuar se ka lidhje ne vrasjen e dyfishte qe ndodhi ne fshatin Lalm te Vjeter te Lezhes, ku u ekzekutua me arme zjarri rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni.

Policia ka bere me dije sot se ka arresuar shtetasin Agron Lushi, 35 vjecar, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, me precedent kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Ai akuzohet se ka ndohmuar autorin Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, i cili u arrestua pak pas krimit te rende.

Perdorda rezulton se është me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit

perdoda

NJOFTIMI

Vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në Lalm Lukaj, Lezhë.

Kapet dhe ndalohet bashkëpunëtori i autorit të dyshuar të vrasjes me armë zjarri të shtetasve K. M. dhe P. S.

Vihet në pranga 35-vjeçari, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së datës 27 prill, grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, në vijim të veprimeve, në bashkëpunim edhe me Institutin e Policisë Shkencore, ka bërë të mundur sigurimin e provave shkencore për bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Bazuar në këto prova shkencore është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. L., 35 vjeç, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, me precedent kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit A. L., për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

VRASJA PËR PRONAT

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye pronësie, pasi autori pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi, është pronë e tij. Prona ku ndodhi edhe vrasja përdorej nga autori për të bërë dru zjarri, ndërsa pretendonte edhe pronësinë e saj. Për këtë çështje, ai ka pa pasur konflikte të vjetra me Preng Simonin dhe Kol Murranin dhe mendohet se ky i fundit ishte objektivi i vrasjes së dyfishtë.

Sipas të dhënave, ai është siguruar mirë që dy personat e shënjestruar të kishin vdekur para se të largohej nga vendi i ngjarjes, pasi fillimisht ka qëlluar nga larg dhe më pas është afruar duke qëlluar edhe nga afër në drejtim të tyre.

AUTORI MOHON KRIMIN

Sipas burimeve, 41-vjeçari Aleksandër Përdoda, nuk e ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur. Autori i dyshuar i krimit të dyfishtë, Aleksandër Përdoda, njihej edhe si person problematik në zonë dhe me precedent të mëparshëm penal. Në nëntor të vitit 2019, ai është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 41-vjeçari,

Aleksandër Përdoda, ishte shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, për shkak se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F. Por për mungesë provash, ai u la i lirë nga organet e drejtësisë në Lezhë. Po ashtu, 41-vjeçari kishte qenë i ndaluar edhe më parë për armëmbajtje pa leje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...