Shembja e Teatrit,aktori Naun Shundi: Kjo punë vjen pak erë e keqe. Godina e re të ndërtohet diku tjetër

Saturday, 16 May 2020 12:30

Aktori Naun Shundi është shprehur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa theksoi se fakti që ka reagime ku flitet për shkelje të Kushtetutës. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, Shundi pohoi se “Kjo punë vjen pak erë e keqe me thënë të drejtën”.

Ai pohoi se nuk është kundër ndërtimit të një godine të re, por në një vend tjetër, duke mos cënuar Teatrin Kombëtar.

“Unë kam qenë kundër prishjes, dhe vazhdoj të jem. Nuk kam asnjë argument tjetër. Me ç’thonë, duke nisur nga presidenti, se ka shkelje kushtetuese. Kjo punë vjen pak erë e keqe me thënë të drejtën. Të duket vetja sikur po merr pjesë dhe po hesht ë një maskaradë që po zhvillohet. Çdo qytetar i lirë i këtij vendi, duhet ti bashkohet kësaj nisme për projektligjet për prishje. Se di se si mund të arrihet kjo. Por me rëndësi është që mos të prishet. Më pas nëse e rregullon Europa Nostra apo qeveria, kjo ka të bëjë me të tjerët. Mua më intereson që kjo godinë të rregullohet, pasi ka nevojë për rregullime. Edhe sot siç është, është funksionale. Këtë e kam vërtetuar, pasi ajo sallë ka ofruar shfaqje edhe gjatë këtyre 2 viteve të bllokuara. Nuk jam kundër ndërtimit të një teatri bashkëkohor. Por le ta bëjnë ku të duan, por mos të prishin këtë. Të vinë disa specialistë dhe të nisi puna. Unë si dal para një buldozeri që të më shtypë, por të ngre zërin. Por të vetësakrifikohem?! S’jam nga ata.”, tha aktori

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...