“Këtu vetëm mbushin xhepat”, qytetarja e revoltuar te QSUT: Mjekët po më sorollatin, kam kriza në veshka, por s’mbarova punë

Tuesday, 19 May 2020 12:00

Ne Spitali Infektiv qendrat e konsultave vijojnë të jenë të bllokuara, duke sorollatur qytetarët.
“Qendrat e konsultave në QSUT janë të bllokuara prej më shumë se dy muajsh. Aty priten vetëm rastet që janë urgjencë për operacion. Pjesa tjetër që mund të marrin konsultë janë të sëmurë kronikë”, tha Skëndaj.

Ndërkohë, gazetari ka pyetur dhe qytetarë, të cilët janë ankuar se nuk po marrin dot shërbimin, ndonëse vijnë nga qytetet e tjera.

Një qytetare tha se ka ardhur nga Lezha për të bërë një konsultë, pasi ka kriza në veshka, por mjekët i thonë të shkojë sa te Spitali Ushtarak, sa tek Urgjenca, pasi konsultat nuk kanë rifilluar akoma.
“Erdhëm, por nuk mbaruam punë, sepse thotë doktoresha nuk kanë filluar konsultat. Nuk të japin asnjë rrugëzgjidhje, njëherë thotë shko te Spitali Ushtarak, pastaj tek Urgjenca, por letrat i kam për konsultë. Sot jemi lodhur kot dhe një fëmijë të sëmurë e kam lënë në shtëpi vetëm, që pret për ta ushqyer unë. Këtu janë të gjithë për të mbushur xhepat e vet. Me planifikim ka qenë për të mbaruar sot punë, se kam kriza në veshka, por më sorollasin kot”, shprehet qytetarja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...