Dalin pamjet e superaksionit anti-drogë, arrestohen 2 policë dhe 17 trafikantë, sekuestrohet drogë e kallashnikov

E mërkurë, 20 May 2020 13:32

Policia zbardh detaje për superaksionin anti-drogë të zhvilluar në Kukës dhe disa qytete të tjera të vendit. Teksa publikon pamjet e aksionit, policia bën me dije se janë arrestuar 19 persona, mes tyre edhe dy policë.

Gjithashtu, është pezulluar nga detyra një tjetër oficer policie, si dhe gjatë aksionit është sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov dhe bimë kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës Drejtues Zef Laska, së bashku me Prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës Rita Gjati, në konferencë për shtyp në lidhje me finalizimin e operacionit “Shënmëri 2020”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacion i shtrirë në disa qarqe të vendit si Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, me mbështetjen e Forcave Lëvizëse Operacionale.

19 persona në pranga, sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov.

Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave operacionale në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me strukturat e lëvizjes operacionale FLO, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, si dhe me SHÇBA-në dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në orët e para të mëngjesit finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Shënmëri 2020”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë për 19 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe konkretisht:

SH. S., 29 vjeç, A. T., 50 vjeç, F. M., 20 vjeç, P. P., 61 vjeç, A. B., 36 vjeç, A. B., 52 vjeç, B. D., 27 vjeç, T. V., 40 vjeç, P. P. 46 vjeç, B. K., 36 vjeç, Sh. T., 46 vjeç, Z. M., 44 vjeç dhe R. T., 24 vjeç, nga këto 10 shtetas janë banorë të Kukësit, një shtetas banor i Lezhës, 1 i Pukës dhe 1 i Gjirokastrës.

Për shtetasit S. K., 41 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, u bë njoftimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Tiranë, pasi janë arrestuar për vepra të tjera penale.

Gjithashtu në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C.

Nga strukturat e SHÇBA-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë arrestuar dy punonjës policie, shtetasi A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C, 59 vjeç, për veprën penale ” Shpërdorimi i detyrës”.

Dokumentimi i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disa mujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërsa për oficerin e Policisë N. K, u mor masa e pezullimit nga detyra.

Po gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. V., 41 vjeç, banues në Shtanë, Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, si dhe në ambientet e jashtme u gjetën 54 kubikë me bimë të dyshuar narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës do të intensifikojnë masat për garantimin e rendit publik dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në Qarkun Kukës, duke bashkëpunuar me të gjithë institucionet ligjzbatuese dhe aktorët e tjerë.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U akuzua për përdhunim/ Lihet i lirë shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

Aktualitet

U akuzua për përdhunim/ Lihet i lirë shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

Shefi i stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz, Izmir Duraku i arrestuar për përdhunim të një të miture jetime në 2015 e cila do denonconte një abuzim seksual është liruar. Në atë...

72 viktima në 24 orë/ Vijon trendi zbritës në Itali

Globi

72 viktima në 24 orë/ Vijon trendi zbritës në Itali

72 viktima nga koronavirusi jnë 24 orët e fundit. Këto janë të dhënat të publikuara pak më parë nga Mbrojtja Civile Italiane. Sa i përket rasteve të reja, sot u regjistruan edhe...

Reforma Zgjedhore/ Ish-deputetja: Rama nuk e do ndryshimin e sistemit, duhet një studim i thelluar

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ish-deputetja: Rama nuk e do ndryshimin e sistemit, duhet një studim i thelluar

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka e ftuar në Fax News foli ne lidhje me marrëveshjen për Refromën Zgjedhore, ku ndër të tjera foli edhe për ndryshimin e sistemit. Caka u shpreh...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!