FOTO/Moti vjen me supriza për javën e re, ja parashikimi për 5 ditë

Diel, 24 May 2020 13:39

Pak ditë na ndajnë nga muaji i Qershorit (zyrtarisht stina e verës) por moti ka ‘idetë’ e tij duke bërë që java që presim përpara të jetë një javë vjeshte.

Kjo thënë sepse pritet një mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu por gjithashtu edhe temperatura të freskëta në ortë e mëngjesit si dhe jo shumë të larta në ato të mesditës, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Por le ti marrim ditët me radhë.

Dita e Hënë do të ketë mot kryesisht me diell dhe nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

 

Por, përgjatë relieveve malore dhe ato kodrinore pranë tyre në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar.

Dita e Martë nis me mot me diell por duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin.

Reshjet në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër lokal.

Ashtu si dita e Martë vijon edhe ajo e Mërkurë por me reshjet të cilat tashmë janë të përqendruara në relievet malore në lindje të territorit si dhe komplet zonën e jugut.

Sa i përket ditës së Enjte moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira nga orët e mesditës deri ato të pasdites shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash dhe stuhi në relievet malore.

Java mbyllet me ditën e Premte dhe mot të vranët në të gjithë territorin.

Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...