Robert Budina zbulon planin nga Kukësi: Pasi të mbledhim gjithë firmat për peticionin e Teatrit, marshim gjigand në Tiranë

Hënë, 25 May 2020 19:51

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të Peticionit, Aleanca do organizojë një marshim gjigand në Tiranë.


Budina tha se marshimi gjigand do të jetë për t’i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë.

Po ashtu ai ka thënë se tashmë duhet krijuar institucioni i rezistencës dhe duhet protestuar çdo ditë në shesh.

”Do doja që ata policët t’i kishim afër. Ti pyesja a do i nxirrnin të armatosur artistët nga Teatër. Pse tempulli i demokracisë ishte edhe juaji.

Sulmi kundër Teatrin Kombëtar duke qenë se u vodh prona publike, paratë e pronës, u gërrye ditën. Nuk është problem jonë, por edhe juaji.

Se nesër do ju vijë t’ju marrë tokën dhe do thotë kushton vetëm 1 mijë lekë. Sot duhet të bashkohemi. Të lëmë ndasinë. Është një pushtet që po fiton në mënyrë të paskrupullt. A kemi kurajo ta shohim njëri- tjetrin në sy. Të krijojmë institucionin e rezistecëns, çdo ditë protestë. Duhet ta shohim në sy të vërtetën. Më mirë se kultura. Kemi ardhur të protestojmë dhe nesër nuk do na shihni të zëmë ndonjë llokëm ,por na dhemb demokracia. Ju e dini mirë në komunizëm ,se keni qenë më të persekutuar, kujtoni poetët që ju vranë. Duhet të mbledhim peticionin, që shqiptarët nuk janë vetëm njerëz që mbushin barkun me bukë, por janë njerëz të kulturës.

Mbasi të mbledhim firmat, do organizojmë një marshim gjigand në Dëshmorët e Kombit për t’I treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Sepse do ngjallë besimin e të rinjve. Kemi 2 vjet e 3 muaj që protestojmë. Demokracia fitohet në shesh. Nuk ëshë politika për të fituar pushtet, por për të fituar të drejtën. Mos e shihni si luftë për pushtet çdo post drejtues, por duhet të kërkoni llogari. Jam i bindur që kultura flet jush.”- tha Budina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...